Panorama (Albania)

Shkarkohen dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, Thanza dhe Ndreca

Kosova: Kam ndjekur ligjet dhe Kushtetutë­n, dua rikonfirmi­m

- ERALD DELIU

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Nertina Kosova, duket se është shumë pranë rikonfirmi­mit në detyrë.

Kosova u përball dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it në kuadër të procesit të vetingut. Gjyqtarja ishte e vetme në seancën dëgjimore, duke mos preferuar të përfaqësoh­ej nga ndonjë avokat. Ajo është në listën prioritare të vetingut, pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Trupa gjykuese përbehej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Relatori i dosjes tha në seancë se gjyqtarja Kosova është vlerësuar në bazë të të tria kritereve, që parashikon ligji: pasuria, integritet­i i figurës dhe aftësitë profesiona­le. Relatori Komici tha gjatë seancës se, ILDKPKI ka dërguar një raport pozitiv në KPK për gjyqtaren. Sipas këtij institucio­ni, deklarimet periodike të Kosovës ndër vite kanë qenë të sakta; nuk ka fshehur pasurinë; ka pasur burime të ligjshme financiare, si edhe nuk ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit. Pavarësish­t kësaj, KPK ka kryer hetimin e saj të thelluar për pasurinë e gjyqtares, i cili është përqendrua­r më së shumti në blerjen e një apartament­i për shumën 6 milionë lekë. Ky apartament, është deklaruar nga gjyqtarja se është blerë në vitin 2006. Si burim financimi për blerjen e tij ka qenë një kredi në vlerën 5 milionë lekë me afat 25 vjet dhe kursimet e gjyqtares në vlerën 1 milionë lekë. Relatori ka thënë se gjyqtares i është kërkuar që të justifikoj­ë kursimet prej 1 milion lekësh që ka përdorur për blerjen e shtëpisë. Sipas KPKsë, gjyqtarja ka shpjeguar se kursimet kanë qenë të përbashkët­a, të sajat dhe të prindërve. Po kështu, relatori i çështjes tha se Kosova ka aktualisht edhe 1.7 milionë lekë likudidete dhe 1.2 milionë lekë kesh. Më tej, ai u përqendrua të pastërtia e figurës së gjyqtares Kosova. Sipas raportit të DSIK- së, gjyqtarja është e përshtatsh­me për vazhdimin e detyrës. Në të njëjtin përfundim ka dalë edhe KPK pas verifikime­ve të saj. KPK ka vërejtur se sa u përket aftësive profesiona­le, raporti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka paraqitur vetëm disa mangësi formale në vlerësim, të cilat nuk e cenojnë për asnjë moment “notën” e mirë për gjyqtaren Kosova. Në përfundim, gjyqtarja Kosova tha se ajo gjatë gjithë karrierës së saj ka zbatuar vetëm ligjin dhe Kushtetutë­n dhe kërkoi rikonfimim­in në detyrë. “Gjatë gjithë karrierës sime kam zbatuar ligjin dhe Kushtetutë­n. Jam dakord me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe kërkoj rikonfirmi­min në detyrë”, tha ajo. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim, të cilin do ta shpallë ditën e sotme në orën 10: 00. Gjyqtarja Kosova ka punuar më parë në Gjykatën e Elbasanit për një periudhë kohore të shkurtër dhe më pas është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, ajo është emëruar në Apelin e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se Kosova ka qenë trupë gjykuese në Apel për çështjen “Tahiri”, të cilit iu rikthye pasaporta e bllokuar me vendimin e Shkallës së Parë.

 ??  ??
 ??  ?? GJATE NJE SEANCE NE KPK
GJATE NJE SEANCE NE KPK
 ??  ?? Gjytarja, Nertina Kosova
Gjytarja, Nertina Kosova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania