Panorama (Albania)

Nis aplikimi për Shkollën e Policisë, kriteret e reja

Afati i fundit i aplikimit, 20 korriku, përzgjidhe­n 50 fitues

-

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e djeshme hapjen e aplikimeve për ndjekjen e studimeve në Akademinë e Sigurisë për 150 vende për Patrullë të Përgjithsh­me.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, afati i aplikimeve do të jetë 20 korriku dhe aplikantët do të duhet të tërheqin formularë të posaçëm për të aplikuar. Kështu, aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, aty ku edhe aplikanti banon.

Procesi i aplikimit është i hapur deri në 20 shtator 2018 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimi­t do të përzgjidhe­n 150 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 19 % për gjininë më pak të përfaqësua­r dhe 1.9% për minoritete­t. Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësua­r dhe minoritete­t, do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësoj­në po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues.

KRITERET Policia e Shtetit rendit tetë kritere kryesore, që aplikantët duhet të kenë për të aplikuar. Së pari, aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar, të mos jetë i përjash- tuar nga Policia e Shtetit, apo të mos jetë larguar nga shërbimi civil, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të jetë në gjendje të mirë shëndetëso­re dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën, të ketë mbaruar arsimin e mesëm, të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajt­je penale me dashje, të jetë i pajisur me vërtetim besueshmër­ie dhe të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. DOKUMENTAC­IONI Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentac­ionin e mëposhtëm si në vazhdim: formularin e aplikimit; fotokopje të kartës së identiteti­t; dokument zyrtar që vërteton përfundimi­n e arsimit; fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tip- it “B”; certifikat­ë të gjendjes gjyqësore; vërtetim nga Gjykata; vërtetim nga Prokuroria; raport mjeko- ligjor; fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë ( nëse i disponon); dokument të lëshuar nga institucio­net shëndetëso­re, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike; mandatpage­sën e tarifës së aplikimit.

SHQYRTIMI Afati i shqyrtimit dhe verifikimi­t të dokumentac­ionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifiko­het duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit te drejtori i Poli- cisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes.

Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania