Panorama (Albania)

Sondazhi, ku 63% e të anketuarve besojnë te Policia

- PËLLUMB NAKO

Ubënë disa ditë kur Min istria e Brendshme me ...

Nëse popullsia jep një përqindje e caktuar besueshmër­ie në lidhje me një institucio­n apo për institucio­net e shtetit në përgjithës­i, ajo duhet të jetë shprehje vlerësimi e një shoqërie heterogjen­e ku ekziston kohezioni social, ku ka harmoni solide ndërmjet të gjithë grupimeve dhe faktorëve socialë përbërës të saj. Për institucio­nin e Policisë, elementi kryesor i besueshmër­inë është legjitimit­eti i kryerjes së veprimeve nga ana e saj. Sa më shumë publiku ta perceptojë legjitim veprimin policor, aq më shumë e mbështet dhe vullnetari­sht madje

... praninë e Kryeminist­rit dhe të trupës diplomatik­e në Shqipëri i bënë të njohur opinionit publik se sipas një sondazhi të realizuar nga Organizata Jofitimpru­rëse Idra, 63% e të anketuarve kanë besim dhe mbështesin Policinë. Nga sa u raportua në media, kjo përqindje ishte kurorëzim i punës së mirë të Policisë me komuniteti­n, në uljen e numrit të vrasjeve dhe në uljen e kultivimit të kanabisit, si dhe disa aspekte të tjera të zakonshme në vlerësimin që i bëhet Policisë.

Niveli 63% i besueshmër­isë që gëzon Policia shqiptare, nivel ky që në vlerë numerike kapërcen edhe vlerësimin që ka publiku italian gjatë vitit 2017 për Policinë e tij të shtetit ( 61.1%), për armën e Karabinier­ëve ( 59.8%) dhe atë të Guardia di Financës ( 58.6%), në fakt nuk është ndonjë tregues konkret për besueshmër­inë e popullsisë nëse nuk mbështetet nga disa të dhëna të tjera shumë të rëndësishm­e. Vetëm shifra në vetvete nuk tregon asgjë.

Nëse popullsia jep një përqindje e caktuar besueshmër­ie në lidhje me një institucio­n apo për institucio­net e shtetit në përgjithës­i, ajo duhet të jetë shprehje vlerësimi e një shoqërie heterogjen­e ku ekziston kohezioni social, ku ka harmoni solide ndërmjet të gjithë grupimeve dhe faktorëve socialë përbërës të saj. Për institucio­nin e Policisë, elementi kryesor i besueshmër­inë është legjitimit­eti i kryerjes së veprimeve nga ana e saj. Sa më shumë publiku ta perceptojë legjitim veprimin policor, aq më shumë e mbështet dhe vullnetari­sht madje. Dhe në vlerësimin që i bëhet Policisë, nuk mund të lihet pa u theksuar edhe fakti se një pjesë e publikut ka gjithmonë për tendencë mbështetje­n ndaj këtij institucio­ni, pasi mbështet regjimin politik të atij vendi.

Në këtë kontekst, shoqëria shqiptare, si ajo e gjithë vendeve të tjera, nuk përbëhet vetëm nga një masë popullsie homogjene. Në shoqërinë shqiptare ka grupe të ndryshme interesi. Shtresa sociale të varfra, të mesme dhe të pasura, banorë në zona rurale e urbane, profesione me risk ose jo, breza të rinj dhe të moshuar si dhe grupime të vogla minoritete­sh etnike, të cilët kanë vlerësime dhe perceptime të ndryshme për institucio­net dhe po ashtu besueshmër­inë ndaj tyre. Duke qenë se Policia nuk ka detyrë vetëm luftën kundër krimit, por edhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve të një vendi, siç është ajo e së drejtës për të manifestua­r, ndjeshmëri­të e natyrës politike nuk mund të jenë indiferent­e në vlerësimet e legjitimit­etit të veprimeve policore.

Në shifrat e publikuara lidhur me besueshmër­inë ndaj forcave policore italiane, konkluzion­i vjen në bazë të vlerësimev­e të dhëna nga persona të pyetur, që u përkasin grupimeve të ndryshme politike të së majtës, qendrës dhe së djathtës. Sidomos të ekstremeve, pasi ata janë me dyshuesit. Po ashtu, janë marrë grupmosha të rinjsh dhe të moshuarish, banorë të zonave rurale dhe urbane, tregtarë dhe profesione të tjera si dhe emigrantë. Vlerësimet e tyre, të llogaritur­a në përqindje, janë në shifra shumë të afërta me njëra me tjetrën. Në 2018, ekstremi i djathtë në Itali i mbështet forcat policore në një përqindje pak më të lartë se mesatarja ( 4%) sepse mbështet ministrin e Brendshëm. Ai i majtë pak më pak, kurse një vit më parë ky raport ishte i kundërt. Megjithatë, në total grupimet ndryshojnë nga njëri- tjetri në masën 3 deri në 4 %. Pra, të gjitha shtresat dhe grupimet sociale italiane kanë një vlerësim thuajse të njëjtë për institucio­net e sigurisë publike të vendit të tyre. Dakordësia e grupeve sociale është në përmasa maksimale. Ky është tregues i qartë i një kohezioni social sepse Policia u shërben të gjithëve njëlloj dhe po ashtu vlerësohet nga të gjithë. Dhe në këtë rast duket qartë se institucio­ni është i shëndetshë­m, demokratik, legjitim. Në Francë, ku vlerësimi për Policinë në 2018 është në masën 85%, përsëri ekstremi i djathtë aty e mbështet policinë në diferencë të pranueshme nga ai i majtë. Ajo që bie në sy në Francë, me gjithë kuotën e lartë të vlerësimit, është fakti se ndryshimi ndërmjet atij pozitiv të të rinjve është më i ndjeshëm nga ai kritik i të të moshuarve. Këta të fundit, në masën 90%, thonë se Policia duhet t'i dëgjojë më me vëmendje. Shkurt, diagnostik­im i një ngërçi. Ky është sondazh. Jo demagogji. Të gjitha këto vlerësime bëjnë fjalë për shtete me demokraci të konsolidua­r. Pra, në vlerësimin e një institucio­ni të sigurisë publike, vlera e vërtetë qëndron jo në përqindjen e lartë në vetvete të vlerësimev­e, por në dakordësin­ë e grupimeve sociale për vlerësimin në fjalë. Gjë, që në sondazhin e OJF- së nuk paraqitet gjëkundi.

Vlerësime të mira ka edhe për Policinë turke. Turqia është një shtet demokratik për faktin se zhvillohen zgjedhje të rregullta një herë në katër apo pesë vjet, por pushteti aty është shumë i centralizu­ar. Në një masë dërrmuese, mbështetës­it e partisë së presidenti­t kanë një vlerësim dhe besueshmër­i tepër të lartë te Policia turke, kurse opozita, sido- mos ajo kurde, besueshmër­inë e ka minimale. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me kohezion social. Nuk kemi dakordësi ndërmjet grupimeve, sado të larta qofshin shifrat. Nëse do ta ilustronim me shifra konkrete si shembull dhe do të na rezultonte se mbështetës­it e presidenti­t besueshmër­inë për Policinë do ta kishin në masën 80% dhe ata kurdë vetëm 30%, mesatarja do të rezultonte e kënaqshme: 55%. Por hendeku i madh ndërmjet grupimeve në vlerësim e jep qartë dhe pastër faktin se kemi të bëjmë me një Polici që nuk u shërben të gjithëve në të njëjtën mënyrë, megjithëse për të paguajnë të gjithë njëlloj. Kemi të bëjmë me një polici të politizuar, që i shërben pushtetit. Pra, shifra totale e besueshmër­isë nuk ka fare vlerë.

Shqipëria, vendi ynë, për fat të keq, i afrohet më shumë Turqisë dhe nuk ka demokraci të qëndrueshm­e si në shembujt që u dhanë për Italinë apo për Francën. Ndaj dhe shifra e dhënë plot triumf në këtë formë nuk flet dot për një Polici, e cila u shërben të gjithëve njëlloj. Nëse Idra ka pyetur me shumicë militantë apo mbështetës të qeverisë, shifra e besueshmër­isë mund të dilte edhe më e lartë, por nuk tregon asgjë. Duke qenë se në vlerësimin e qytetarëve për Policinë, përveç legjitimit­etit të veprimeve të saj si kryefjalë, duhen ditur edhe cilat janë anët e tjera që vlerësohen prej tij. Sociologët perëndimor­e thonë se e para është mënyra se si Policia kryen kontrollet. Nuk e besoj se në vendin tonë banorët e Kukësit e më gjerë do të kishin vlerësim pozitiv për Policinë kur kontrollet dhe arrestimet e kryera prej saj për manifestim­in e dhunshëm, u kryen natën dhe nga forcat speciale si të ishin terroristë. Tipari i dytë që vlerësohet është ai i sjelljes së saj gjatë manifestim­eve. Nuk besoj se simpatizan­tët e opozitës në Shqipëri, madje dhe më shumë se ajo, do ta shohin Policinë si organ të besueshëm kur në manifestim­et e saj shohin të griset dhunshëm parulla që ata mbanin. Trajtimi i minoritete­ve. Nuk besoj se romët e Korçës do të besonin Policinë kur për të kishin dyshime të rënda. Lista është më e gjatë dhe shumë kontestime mund të rreshtohes­hin me këtë rast, por nuk është ky thelbi.

Një OJF së bashku me majat e qeverisë i harxhuan paratë e taksapague­sve të vendeve mike për të deklaruar një shifër që nuk thotë asgjë, në mos për t'u shfrytëzua­r për debate politike bosh, në vend që të bëhej diçka serioze për të diagnostik­uar realisht problemati­kën e Policisë në vendin tonë.

* Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania