Panorama (Albania)

Protesta për Teatrin, Maks Velo: Garanci jetën time që restaurohe­t

“Mund të restaurohe­t shumë mirë me një ekip italo- shqiptar. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është”

-

Sheshi “Skënderbej” ka vënë kundër njëri- tjetrit pjesëmarrë­sit në protestën për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ka qenë arkitekti Maks Velo, i cili ka kundërshtu­ar pedagogun Ervin Goci, i cili u propozoi të pranishmëv­e të shihnin një dokumentar mbi sheshin “Skënderbej”. Duke cituar të intervistu­arit në reportazh, Goci tha se “Sheshi shihet si infrastruk­turë që mund të prekë institucio­net dhe t’i ndryshojë ato. Sheshi legjitimon ndryshimin e ndërtesave përreth. Ky shesh i hap rrugë kullave në Tiranë”, tha ai.

Velo i kërkoi të mos i iket problemit dhe të fokusohen te Teatri, që, sipas tij, është i restaurues­hëm dhe për këtë, ai mund të garantojë edhe me jetën e vet. Ai shpjegoi arsyet se përse u zgjodh të ndërtohej ai shesh. “Ky diskutimi yt ishte shumë i gjerë. Përse nuk i shkruan këto. Sepse kapitalizm­i ky është. Por ne kemi ardhur këtu të mbrojmë teatrin, sepse kam frikë, se kështu siç po na e bën ti, do na e nxjerrësh teatrin jashtë fare. Kemi ardhur për teatrin. Kishte një artikull Çipi për Teatrin në Poloni dhe një tjetër për dekretin e Presidenti­t të Turqisë për mbylljen e teatrit. Mendoj se këto janë tema që na interesojn­ë. Nëse futesh tek Sheshi, te kulla, janë diskutime shumë të vështira urbanistik­e, arkitekton­ike. Unë isha në jurinë e Sheshit, kam bërë dhe një libër. A duhej bërë ky shesh apo jo ëhstë e vështirë ta thuash, sepse kishte dy variante: ose do kalonin makinat e s’do kalonin njerëzit, ose do kalonin njerëzit e s’do kalonin makinat. Kjo ishte”. Tha Velo. Pikërisht këtu u ndërpre nga të pranishmit, të cilët filluan të bërtasin një zëri, çka e irritoi arkitektin. “Ti me çantë më je qepur, ik më ler rehat dreqin”. Mes shumë zhurmë, Velo rimori: “U zgjodh ky variant se aty takoheshin 8 rrugë dhe ishte e pamundur organizimi. Edhe pse janë bërë projektet në kohën e Partisë së Punës, madje kam marrë pjesë në një nga ato variantet. Sa herë bëhej një godinë zmadhohej sheshi. Pas ndërtimit të pallatit të Kulturës dhe Muzeut, u bë një shesh gjigant, që nuk menaxhohej dot. Janë bërë 45 variante, vër shatërvan, hiq shatërvan, vër Enver Hoxhën, hiq Enver Hoxhën dhe asnjëherë nuk u rregullua. Është problemati­k. Të mos futemi në këto gjëra të vështira”, tha ai.

“Unë mendoj se sheshi, kullat, Tirana, ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 1000 probleme të Teatrit. Mund të restaurohe­t shumë mirë me një ekip italo- shqiptar. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është. Nuk mund të flasim ne për të gjitha problemet e Tiranës, se nuk zgjidhim kështu asgjë”, tha Velo, i cili edhe më herët është “përplasur” me qytetarë apo edhe me për- faqësues të Partisë Demokratik­e, që kanë marrë pjesë në protestë. Një ndër të pranishmit që ngriti zërin gjatë fjalës së Velos, ishte edhe avokat Altin Goxhaj, i cili u shpreh se prej vitesh kishte denoncuar aferat për sheshin, por edhe për kullat, se si funksionoj­në juritë, që shpallin fitues njëri- tjetrin.

Regjisori Kastriot Çipi i doli në krah arkitektit Velo, pavarësish­t se u shpreh se mund të ketë mendime të kundërta me të, por, sipas tij, askush nuk mund t’i ndërpresë fjalën një njeriu, të cilit ia kanë ndërprerë fjalën e lirë me burg. “Jemi këtu për të thënë mendimin tonë, jo për t’u sharë me njëri- tjetrin. Dhe unë kam gjëra që nuk jam dakord me ato që thotë Velo, por nuk pres asnjëherë fjalën. Por Maks Velos jo e jo, se ka qenë dhe një i dënuar në burg dhe i kanë prerë fjalën me burg”, tha Çipi. Sipas tij, sheshi i Teatrit është sheshi i debatit, në të cilin është ftuar të marrë pjesë edhe Kryeminist­ri i vendit Edi Rama, i cili mund flasë për vizionin që ai ka për zhvillimin e qen- drës, për kullat, për teatrin, etj..

Edhe dje, ashtu si për ditë me radhë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar zhvilloi takimin e radhës në sheshin e TK. Rezistenca në mbrojtje të godinës vazhdon, por tashmë fjalimet e protestues­ve nuk fokusohen vetëm te Teatri, por në politikën ndërtimore në përgjithës­i, në zhvillimin e qendrës së Tiranës, ndërtimin e kullave, përfitimet e oligarkëve, shkeljet ligjore, etj.. “Duhet të jemi vigjilentë dhe të luftojmë për çdo centimetër”, tha pedagogu Ervin Goci, duke u shprehur se problemi nuk është vetëm Teatri, pasi pas tij vazhdon edhe më tej.

Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 1000 probleme të Teatrit. Mund të restaurohe­t shumë mirë me një ekip italo- shqiptar. Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është. Nuk mund të flasim ne për të gjitha problemet e Tiranës, se nuk zgjidhim kështu asgjë

 ??  ??
 ??  ?? Sheshi “Skënderbej” pas rikonstruk­sionit
Sheshi “Skënderbej” pas rikonstruk­sionit
 ??  ?? Maks Velo, dje në sheshin e Teatrit Kombëtar
Maks Velo, dje në sheshin e Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania