Panorama (Albania)

Rama, ftesë opozitës për zgjedhjet

"Të përfundojm­ë reformën zgjedhore në prani të Komisionit"

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama i kërkoi opozitës që bashkë me maxhorancë­n të përfundojë sa më shpejt reformën zgjedhore, tani që edhe Komisioni Europian do të monitorojë legjislaci­onin shqiptar.

"Me bindje them se në këtë proces është e domosdoshm­e që ne të krijojmë një tryezë tjetër, një tryezë të përbashkët, një tryezë pune të të gjitha palëve që mund të vazhdojnë dyluftimin jashtë kësaj tryeze, por duhet lënë një orë dhe një kohë për këtë tryezë, sepse, fjala vjen, nëse i referohemi atyre pikave orientuese që ka në konkluzion­et e Këshillit, na duhet që të konkludojm­ë një reformë zgjedhore të nevojshme, të arsyeshme, të bazuar në rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it. Rekomandim­et janë shumë të qarta. Nuk kanë vend për ekuivoke apo për keqkuptime, që ne i krijojmë edhe aty ku s'ka vend, por në këtë rast, procesi është i shoqëruar edhe nga Komisioni, edhe nga të tjerë aktorë dhe është një mundësi e mirë, që në tryezën e reformës zgjedhore, bashkërish­t me opozitën, ne të japim një rezultat në një kohë të shpejtë, pasi dhe në pikëpamje të legjislaci­onit tonë, që reforma zgjedhore të jetë ap- likueshme në zgjedhjet e ardhshme, që janë pas një viti, duhet që legjislaci­oni të adoptohet të paktën deri në 6 muaj përpara", tha Rama. Dje në Tiranë qeveria dhe komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn, zhvilluan takimin e parë përgatitor për hapjen e negociatav­e me BE, i cili do të vijojë përgjatë 12 muajve të ardhshëm. Komisioni Europian do t'i bëjë një skanim të hollësishë­m përputhshm­ërisë së legjislaci­onit shqiptar me standardet e vendeve anëtare të BEsë. Rama tha se shumë shpe- jt do të paraqesë një platformë bashkëpuni­mi me opozitën. "Politika bllokuese nuk të çon larg, por na dëmton të gjithëve së bashku. Megjithatë, këto janë tema që ne jemi duke u përgatitur për t'i trajtuar me opozitën. Shumë shpejt do të paraqesim një platformë propozimes­h për bashkëpuni­m me opozitën. Do të kërkojmë angazhimin e opozitës, pa kërkuar dhe pa pretenduar për asnjë çast që opozita të lërë mënjanë betejën e saj politike, ashtu siç ajo e mendon në të drejtën e saj, por duke pretenduar që në këtë proces, Shqipëria të jetë e para dhe pastaj, interesat e partive dhe dinamikat e betejës politike të vijnë më pas", tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Komisioner­i Hahn
Kryeminist­ri Rama dhe Komisioner­i Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania