Panorama (Albania)

Bylykbashi: Reforma në Drejtësi ka dalë nga shinat ligjore

-

Deputeti i PD- së, juristi Oerd Bylykbashi, i është drejtuar me një deklaratë komisioner­it të Zgjerimit, Johanes Hahn, për të cilin tha se e kanë gënjyer. "Komisioner­i Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimev­e të ligjit për Shkollën e Magjistrat­urës që të zgjidhet ngërçi. Përsëri e kanë gënjyer! Regjistrim­i në shkollë i studentëve të rinj nuk është reformë, është rutinë dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e rënda konceptual­e të reformës. Boshllëku, që komisioner­i e quajti dizaster, nuk mund të mbushet dot nga rekrutimi i studentëve. Duhen tre vite që ata, që do të rekrutohen, të mund të quhen gjyqtarë e prokurorë, por do të jenë pa eksperienc­ë. E vetmja eksperienc­ë do të jetë ajo që do t'i japë linja politike që kontrollon sot Magjistrat­urën", tha deputeti i PD- së. Sipas tij, opozita e kundërshto­i futjen e Shkollës së Magjistrat­urës në votimin me 3/ 5- tat, por këtë e kërkoi Edi Rama. "Reformë do të thotë të ngresh institucio­net e reja ? të drejtësisë që do të zëvendësoj­në të vjetrat. KLD është drejt fundit, por KLGJ dhe KLP që do ta zëvendësoj­në as që duken në horizont. Janë bllokuar, sepse 6 gjyqtarët dhe 6 prokurorët që duhen emëruar, nuk dihet kur do të zgjidhen! Gjithmonë, nëse vetingu do të lërë ndonjë në këmbë. Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emërohen dot Gjykata e Posaçme Antikorrup­sion, SPAK dhe BKH. Pra, Rama dhe ministrat do të vazhdojnë të livadhisin. Pa KLGJ e KLP as ata magjistrat­ët e rinj nuk emërohen dot, siç thotë Kushtetuta e 2016- s", thekson Bylykbashi, i cili shtoi më tej: "Sot reforma? në drejtësi ka dalë nga të gjitha shinat dhe treni ka ngecur në zhavorr. Zoti komisioner, pa e rikthyer trenin në shinat e Kushtetutë­s, siç u vendos me konsensus, do të vazhdoni të habiteni!"

 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania