Panorama (Albania)

Prokurorja Sevdari drejt rikonfirmi­mit në detyrë

KPK: I vetmi problem, mosankimim­i i vendimit për një ish- zyrtar

-

Prokurorja e Prokuroris­ë së Tiranës, Antoneta Sevdari, mund të bëhet subjekti i 16të që kalon me sukses procesin e rivlerësim­it. Ajo, ishte ditën e djeshme e pranishme në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, si pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Sipas KPK- së, Sevdari nuk ka pasur probleme me pasurinë, por komisioni është ndalur më shumë në aftësitë profesiona­le të prokurores. Bëhet fjalë për një hetim të kryer nga prokurorja për një ishzyrtar me inicialet G. D., që ka refuzuar të deklarojë pasurinë. Sevdari ka ndjekur çështjen në vitin 2016 dhe ka kërkuar 4 muaj burg, mirëpo Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj tij. “Subjekti i rivlerësim­it ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe e ka çuar çështjen për gjykim. Ajo ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij me 4 muaj burg,” tha relatorja Sanxhaktar­i. Sevdari nuk e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit dhe pasi ka kaluar afati i ankimimit, ajo ka kërkuar rivendosje në afat të tij. Edhe kjo kërkesë është rrëzuar. Prokurorja Sevdari është mbrojtur në seancë, duke thënë se ajo ka pasur një familjar shumë të sëmurë, për të cilin duhej të kujdesej në atë kohë dhe nuk mundi ta bënte apelimin brenda afateve. “Ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshm­e prej meje që të kujdesesha në atë kohë për një familjar timin, që ishte i sëmurë rëndë. Në momentin që jam njohur me vendimin e zbardhur, kam kërkuar rivendosje­n në afat” tha prokurorja. Më pas, relatorja Valbona Saxhaktari ka vijuar me gjetjet e KPK- së përsa i përket pasurisë. Kjo e fundit konsistont­e në një truall me sipërfaqe 350 m2. e blerë në vitin 2001 për 700 mijë lekë, një shtëpi banimi e legalizuar në vitin 2013, ku Sevdari dhe bashkëshor­ti i saj kishin si pjesë takuese 1/ 3, një apartament i blerë për 97.500 euro me kursimet familjare nga paga dhe të ardhurat e bashkëshor­tit. “Nga verifikime­t e kryera nga Komisioni. arritëm në përfundimi­n se deklarimet e subjektit të rivlerësim­it kanë qenë të sakta; ka burime të mjaftueshm­e financiare të ligjshme; nuk e ka fshehur pasurinë”, tha Sanx- haktari gjatë seancës. Ajo shtoi më tej se dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ka dorëzuar një raport pozitiv për subjektin e rivlerësim­it, duke e konsiderua­r atë të përshtatsh­me për vazhdimin e detyrës. Sa i përket aftësive profesiona­le, sipas relatores Sanxhaktar­i, Prokuroria e përgjithsh­me e ka vlerësuar “shumë mirë” performanc­ën e Sevdarit për tri vjet rresht. Prokurorja Sevdari i pranoi gjetjet e Komisionit dhe në fund kërkoi rikonfirmi­min në detyrë.

 ??  ?? Prokurorja, Antoneta Sevdari
Prokurorja, Antoneta Sevdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania