Panorama (Albania)

Fshehu dënimin për vjedhje, shkarkohet gjyqtari Thanza

Thanza, i dënuar për vjedhje në vitin 1999 në Itali, kontakte të papërshtat­shme dhe fshehje të pasurisë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme, në unanimitet, shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Ky i fundit është vënë në qendër të një skandali, pasi rezulton nga hetimi administra­tiv se ka fshehur një dënim me 40 ditë burgim dhe 100 mijë lireta gjobë në Itali për vjedhje në bashkëpuni­m në vitin 1999. Edhe pse Thanza pretendon se ka marrë përsipër veprimin e ish- kunatës së tij, mosdeklari­mi i dënimit në formularët e dekriminal­izimit përben vepër penale. Ditën e djeshme, në seancën e vendimit që u mbajt në orën 10: 00, ishte i pranishëm vetëm avokati i Thanzës, Theodori Sollaku. Pas komunikimi­t të vendimit, Sollaku nuk pranoi të jepte komente për mediat. Admir Thanza u bë gjyqtari i dytë i Gjykatës së Lartë që shkarkohet nga detyra, pas Tom Ndrecës. Kujtojmë se deri më tani ka kaluar vetëm Edmond Islamaj, ndërsa në pritje janë edhe dy.

HETIMI Prokuroria e Përgjithsh­me ka kryer të gjitha verifikime­t për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, dhe e ka referuar dosjen e tij në Prokurorin­ë e Tiranës. Kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj gjyqtarit. Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish- kunatës së tij, për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dënimin. Megjithatë, mosdeklari­mi i saj në formularët e dekriminal­izimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. FIGURA DHE PASURIA

Thanza ka pasur kontakte me ish- kryeregjis­truesin e Shkodrës në kohën që ishte i shpallur në kërkim. Gjithashtu, Thanza ka takuar edhe bashkëshor­ten e Sh. B., teksa kjo e fundit ishte nën përgjim. Pas takimit në vitin 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasja L. H. ka telefonuar Sh. B., duke i thënë se “pallati kushton 50 mijë euro”. Gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij. Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartament­eve të tjerë. Mirëpo, datat janë shumë konfuze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania