Panorama (Albania)

Xhezair Zaganjori dhe Medi Bici, në sitën e vetingut

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka njoftuar datën 20, si ditën ku përballë vetingut do të jetë kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai do të jetë kështu gjyqtari i tretë i Gjykatës së Lartë, që do të përballet me vetingun. Trupa gjykuese përbëhet nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Seanca do të mbahet në orën 13: 00. Po kështu, më datë 30 korrik është caktuar edhe seanca dëgjimore për gjyqtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bicin. Ky i fundit ka deklaruar pasuri modeste në deklaratat periodike të pasurisë. Megjithatë, i mbetet Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it që të nxjerrë hetime të thelluara për pasurinë e gjyqtarit tjetër të Gjykatës së Lartë. Deri më tani, në veting kanë kaluar tre anëtarë të kësaj Gjykate, ku dy kanë ngelur dhe një ka kaluar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të shkarkojë nga detyra edhe gjyqtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ky i fundit u shpall i papërshtat­shëm për detyrën dhe me pasuri të pajustifik­uar. Vetë gjyqtari nuk ishte prezent në momentin e dhënies së vendimit, por përfaqësoh­ej nga avokatja e tij. KPK ka konstatuar deklarata kontradikt­ore në lidhje me apartament­in 120 metra katrorë të gjyqtarit, i cili nuk ka deklaruar garazhin, një automjet që ka blerë i biri në vitin 2005 dhe nuk justifikon kursimet kesh në vlerën 1.5 milionë lekë. Gjyqtari Ndreca është justifikua­r për mospërputh­jet në deklarata, duke thënë se nuk ka pasur pasuri të fshehura. Ai tha se KPK nuk ka llogaritur të ardhurat nga pagat për vitet 1980- 2003. “Dua t’ju kujtoj se unë e kam përfunduar shkollën në vitin 1979 dhe që nga ajo kohë kam punuar”, pati thënë Ndreca në seancën dëgjimore javën e shkuar. Sa i përket kriterit të integritet­it të figurës, KPK vlerëson se gjyqtari Tom Ndreca nuk ka plotësuar me saktësi formularët për DSIK. Ai, sipas komisionit, nuk ka deklaruar në këta formularë kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar vite më parë me 0.4 gramë kanabis sativa. Pas arrestimit, sipas KPK- së, Policia gjeti 6 kg kanabis në banesën e kunatit të gjyqtarit, mirëpo, hetimet për të u pushuan, pasi “nuk pati prova që droga i përkiste atij”. Sipas KPK, Ndreca e ka ditur këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës. Por, gjyqtari Tom Ndreca pretendon se nuk e ka fshehur këtë fakt, pasi nuk e kanë pasur detyrim për ta deklaruar. Ai është pyetur nëse kishte pasur dijeni për nisjen e procedimit penal për kunatin, por gjyqtari tha se nuk e dinte se çështja kishte përfunduar në Prokurori. Avokatja e tij tha se KPK ka bërë interpreti­m të gabuar, pasi kunati i gjyqtarit nuk mund të konsideroh­et person që vjen nga krimi i organizuar. KPK pyeti gjyqtarin Ndreca për një aplikim të tijin për kredi si i pastrehë. Sipas KPK- së, gjyqtari Ndreca ka aplikuar për kredi si i pastrehë, në një kohë që ishte i strehuar dhe kishte potencial financiar. Mirëpo, gjyqtari pati thënë se kishte nevojë për strehim, duke përmendur se ka dy djem që janë kryefamilj­arë. “Kam dy kurora në shtëpi, sigurisht që kam pasur nevojë për strehim”, u shpreh gjyqtari Tom Ndreca. Megjithatë, kredia si i pastrehë nuk është mundur të përfitohej nga gjyqtari, pasi banka e ka skualifiku­ar si kandidat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania