Panorama (Albania)

Debati, PD kundër dyfishimit të gjobave për emigrantët

Ndreu: Të huajve që iu hiqet patenta, të paguajnë dyfishin e gjobës

- FATION BINJAKU

Opozita ka refuzuar dje të japë konsensus për ndryshimin e propozuar nga Partia Socialiste të Kodit Rrugor, e cila parashikon që emigrantët apo shtetasit, që iu hiqet patenta në Shqipëri, mund ta rimarrin atë, por duke paguar dyfishin e vlerës së gjobës.

Nisma është propozuar nga deputeti i PS- së, Pjerin Ndreu, i cili ka deklaruar se ky ndryshim ligjor u jep mundësinë shqiptarëv­e që jetojnë jashtë, apo shtetasve të huaj, që të mos sorollaten me muaj të tërë nëpër zyrat e shtetit, por, nëse duan, mund ta rimarrin patentën direkt, duke paguar dyfishin e gjobës. “Për lejedrejti­met e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikua­r në dispozitat e këtij neni konvertohe­t në pagesën e një shume, që është sa dyfishi i masës administra­tive maksimale të parashikua­r për dispozitën e shkelur”, thuhet në amendament­in e PS. Aktualisht, gjoba maksimale dhe që shoqërohet me heqjen e lejes së drejtimit, sipas drejtorit të Qarkullimi­t Rrugor, është 15 mijë lekë të rinj. Pra, një shtetas i huaj ose një emigrant, do duhet të paguajë 30 mijë lekë për ta rimarrë sërish patentën direkt në postblloku­n që i ka vënë gjobën. Por, opozita nuk e ka pranuar këtë nismë, pasi ka kërkuar që e njëjta zgjidhje të bëhet dhe për shtetasit shqiptarë, e për rrjedhojë ka deklaruar se nuk do ta japë votën pro. “Duhet ta tërhiqni këtë dhe të kërkoni dakordësi për pikat e tjera të Kodit Rrugor dhe t’i jepet zgjidhje reale për shqetësime­t që kanë dhe jo vetëm për propagandë. Pra, i jep zgjidhje vetëm atyre që vijnë për pushime, por nuk u jep zgjidhje problemati­kave që kanë qytetarët shqiptarë që kanë problemati­ka me Kodin Rrugor”, tha dje Ervin Salianji. Ndryshimet në Kodin Rrugor kërkojnë minimalish­t 84 vota, nga të cilat maxhoranca deri tani ka vetëm 79 vota në Parlament.

DEBATI Gjatë debatit, deputeti propozues, Pjerin Ndreu, tha se nisma duhet miratuar në korrik, në mënyrë që të krijohet mundësia që të zgjidhen këto problemati­ka që hasen në muajin gusht. “Kjo s’ka të bëj me show, por realitet. Ka një cirkuit të tmerrshëm për rastet e patentave të huaja. Patentat e huaja i merr pas 3 muajsh. Kjo nismë duhet miratuar në korrik sepse vijnë flukset e emigrantëv­e në gusht dhe ata nga Kosova. Është nismë që duhet të miratohet shumë shpejt. Me këtë zgjidhet një ngërç. Ka pasur raste kur emigrantët kanë humbur vendin e punës, sepse e kanë të varur vendin e punës nga ajo patentë në vendet ku jetojnë”, tha dje Pjerin Ndreu. Por, për demokratët, ndryshimet në Kodin Rrugor nuk mund të jenë të pastudiuar­a mirë. Sipas tij, duhen zgjidhur dhe problemati­kat e shtetasve shqiptarë. “Kanë problemati­ka shumë të mëdha qytetarët, duke filluar nga radhët e gjata që mbajnë në Komisionet e Patentave, ku ju mund të propozoni ose mund të bëjmë së bashku një ndryshim të dakordësua­r për të detyruar Po- licinë e shtetit dhe Ministrinë e Brendshme për të rritur sportelet apo për ta dixhitaliz­uar procesin. Nuk besoj se ashpërsimi i masave represive sjell zgjidhje në situatat e kundërvajt­jeve, siç janë këto”, tha Salianji. Por, edhe pse opozita nuk ka dhënë dakordësin­ë, kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e ka votuar projektlig­jin vetëm me votat e maxhorancë­s.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Komisionit të Sigurisë
Një nga mbledhjet e Komisionit të Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania