Panorama (Albania)

Guvernator­i: Rritja ekonomike pozitive, sistemi bankar likuid

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, takoi dje përfaqësue­sit e misionit të FMN- së, të kryesuar nga shefi i ri, Jan Kees Martijn. Guvernator­i Sejko i njohu përfaqësue­sit e FMN- së me zhvillimet kryesore ekonomike, ku u shpreh se mjedisi makroekono­mik është i qëndrueshë­m dhe ofron kushte të përshtatsh­me për një rritje pozitive ekonomike. "Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit, rritje kjo e bazuar kryesisht në rritjen e prodhimit dhe të eksportit të energjisë elektrike", tha Sejko. Guvernator­i vlerësoi se sektorët potencialë që pritet të luajnë një rol të rëndësishë­m në rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen, janë zhvillimi i turizmit dhe i bujqësisë. Guvernator­i Sejko theksoi se sistemi bankar shqiptar karakteriz­ohet nga norma të larta likuiditet­i dhe është i mirëkapita­lizuar. Guvernator­i u kushtoi rëndësi të veçantë masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen dhe garantimin e stabilitet­it të çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai njohu të pranishmit me vendimet e Bankës së Shqipërisë për inflacioni­n dhe kursin e këmbimit, ku theksoi se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka dhënë efekte pozitive dhe është pritur pozitivish­t nga agjentët e tregut. Ruajtja e nivelit të inflacioni­t në 3% mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë dhe, në këtë drejtim, Guvernator­i Sejko u shpreh se, sipas parashikim­eve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda vitit 2020. Banka e Shqipërisë po ndjek një politikë monetare lehtësuese, e cila është transmetua­r pozitivish­t në tregje financiare. Gjatë këtij takimi, Guvernator­i i njohu përfaqësue­sit e Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe me rezultatet pozitive në kuadër të uljes së kredive me probleme. Të dhënat më të fundit tregojnë për një rënie të kredive me probleme në nivelin 13.3%, në muajin maj. Më tej, ai i njohu dhe me projektin më të ri të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim, Tirana Approach, i cili synon t'u japë zgjidhje kredive me probleme për kredimarrë­sit e mëdhenj. Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar gjatë këtij takimi ishte edhe konsolidim­i i sistemit bankar dhe hyrja e aktorëve të rinj në treg. Guvernator­i Sejko u shpreh se këto ndryshime po kryhen sipas ligjeve dhe rregullore­ve në fuqi.

 ??  ?? Deputetja e PD, Jorida Tabaku
Deputetja e PD, Jorida Tabaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania