Panorama (Albania)

NJOHJA E PROFESIONE­VE

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se për dy sektorët me impakt të lartë në ekonomi, atë të bujqësisë dhe të industrisë, do të lehtësohen barrierat për eksport.

Heqja e barrierave do t'i ofrojë lehtësi biznesit shqiptar në shkëmbimet tregtare me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në marrëveshj­en e CEFTA- s. Ministri Ahmetaj, dje në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, ftoi biznesin të identifiko­jnë barrierat që hasin për shkëmbimet tregtare. "Qeveria shqiptare është në dialog me komuniteti­n e donatorëve në Shqipëri për të realizuar një analizë të thelluar të çështjeve të identifiku­ara si barriera të aksesit në treg, madje, shumë shpejt, do të kemi dhe një projekt të dedikuar për lehtësimin e tregtisë dhe krijimin e zonës së integruar ekonomike të 6 vendeve të rajonit, me Bankën Botërore. Ndërkohë, në identifiki­m të barrierave që vazhdojnë akoma të pengojnë aksesin në treg, në konsultim me përfaqësue­sit e sektorit privat, po thellohemi për dy sektorë që kanë impaktin më të madh në ekonomi, atë të perimeve dhe metaleve ( hekur dhe çelik), në Shqipëri. Kjo analizë është bërë edhe në vendet e tjera të CEFTA- s, për t'i mbështetur këto vende për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Protokolli Shtesë 5 i Marrëveshj­es së CEFTA- s. Kërkohet bashkërend­im dhe efektivite­t institucio­nal edhe me sektorin Qeveria ka ngritur një grup pune për heqjen e pengesave në njohjen e kualifikim­eve profesiona­le në kuadër të marrëveshj­es së CEFTA- s. "Ka filluar procedura e caktimit të ekspertëve në ekipet negociuese, me qëllim hapjen dhe kryerjen e negociatav­e për marrëveshj­en e njohjes reciproke të kualifikim­eve profesiona­le për mjekët e përgjithsh­ëm, dentistët, arkitektët dhe inxhinierë­t", tha Ahemataj privat nëpërmjet Forumit rajonal të Dhomave të Tregtisë së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si përparësi të MAP REA, të cilat pritet të intensifik­ojnë shkëmbimet tregtare, hapjen ekonomike dhe rritjen e konkurrues­hmërisë së ekonomisë së Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të rajonit, duke kapërcyer edhe dobësitë strukturor­e që paraqet struktura ekonomike në rajon", u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave tha se politikat tregtare bazuar në Marrëveshj­en e CEFTA- s dhe marrëveshj­et dypalëshe të Tregtisë së Lirë me partnerë të tjerë tregtarë, zgjeruan kanalet për rritjen e shkëmbimev­e tregtare midis vendeve të rajonit. "Gjatë 10 viteve të fundit, shkëmbimet tregtare janë rritur me rreth 5 herë; rritjen më të madhe e kanë shënuar shkëmbimet tregtare me Serbinë me 8,73 herë, me Kosovën me 6,2 herë dhe me Malin e Zi me 5,6 herë. Gjatë vitit 2017, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 5,7 për qind, Turqia me 11,2 për qind dhe Greqia me 9,2 për qind. Eksportet e mallrave arritën vlerën 273 miliardë lekë, duke u rritur me 12,1 për qind, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 miliardë lekë, duke u rritur me 8,1 për qind. Ndërkohë, po t'u referohemi eksporteve të gjashtëmuj­orit të 2018- s, rritja është 18.3 për qind krahasuar me të njëjtin gjashtëmuj­or të vitit 2017", tha ministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania