Panorama (Albania)

“Exchanget e noterët përdoren për pastrim parash”

Deputetja Tabaku: Alarmin e dha Banka e Shqipërisë

-

Opozita ripërsërit­i shqetësimi­n për pastrimin e parave në vend. Deputetja e opozitës dhe nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, dje në mbledhjen e Komisionit, iu referua disa të dhënave të raportit konfidenci­al të Bankës së Shqipërisë, ku, sipas saj, provojnë denoncimet e opozitës. Nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë theksoi se është sektori i ndërtimit fusha ku po pastrohen paratë, duke përfshirë dhe pikat e këmbimit valutor dhe kontratat e dorëzanisë që nënshkruhe­n te noterët. Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, citoi raportin konfidenci­al të Bankës së Shqipërisë dhe i kërkoi kryetarit të Komisionit të Ekonomisë raportimin në Komision të Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë. Tabaku shpjegoi se disa pjesë të raportit janë publikuar në media dhe deputetëve nuk iu është vënë në dispozicio­n. "Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat kryesisht mbeten në nivel deklaratas­h për transaksio­ne të kryera nga klientët me para fizike cash, në llogari individual­e tregtare. Banka e Shqipërisë, me inspektime­t e saj me fokus rastet e pastrimit të parave, ka gjetur transaksio­ne të pajustifik­uara të kryera në këto banka. Janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në biznes, PIKA të këmbimit valutor u mbyllën në vitin 2017, sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrje­s financiare të Bankës së Shqipërisë. Referuar rezultatev­e të vlerësimit që jepen në raport, 20 subjekte janë vlerësuar me rrezik të lartë në pastrimin e parave, ku katër prej tyre janë banka, 18 subjekte financiare jobankare dhe 7 shoqëri të kursim kredit, për shkak të mosraporti­mit të transaksio­neve. në sistem, si edhe klasifikim­in e klientëve sipas rrezikut ku konstatohe­n mangësi në kundërshti­m me ligjin e parandalim­it të pastrimit të parave", citoi Tabaku. Deputetja e PD- së tha se, sipas raportit, numri i institucio­neve financiare jobankare është dyfishuar. "Janë institucio­ne, të cilat janë jashtë sistemit bankar dhe janë duke u përdorur për pastrim parash. Kërkoj informacio­n për pikat e këmbimit të parave. Sipas të dhënave tona, pikat e këmbimit të parave janë duke u rritur në mënyrë eksponenci­ale, exchange të cilat po përdoren njëkohësis­ht për pastrim parash. Kërkojmë informacio­n edhe nga Ministria e Drejtësisë për kontratat që janë duke u bërë te noterët. Informacio­n që ky raport i Bankës së Shqipërisë, i departamen­tit të mbikëqyrje­s e përmend. Kontratat e dorëzanisë te noterët janë duke angazhuar shuma fondesh të jashtëzako­nshme, duke i përdorur këto si burim i pastrimit të parave", u shpreh Jorida Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania