Panorama (Albania)

U goditën nga rrufeja, vdes 53- vjeçarja, dy të plagosur

Viktima Veronika Luka, ndërsa u plagos burri i saj dhe një tjetër

- SHKODER/

I goditi rrufeja ndërsa lëviznin me traktor, vdes gruaja, dy burra plagosen rëndë. Një rrufe ka goditur tre persona në fshatin Suka të njësisë Dajç në Shkodër.

Një prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur. E vdekur mbeti Veronika Luka, 53 vjeçe ndërsa bashkëshor­ti i saj Cin Luka 50 vjeç dhe Ndok Vija 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Pak minuta pas goditjes, në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca e Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke bërë të mundur transporti­min e dy personave të plagosur për t’i dhënë ndihmën e parë. Tre personat, viktima dhe dy të tjerët që mbetën të plagosur, po punonin me një traktor kur papritur një rrufe ka sh- krepur nga qielli. Fuqia e elektricit­etit ka bërë që traktori të përfshihet nga flaka menjëherë, ndërsa 53vjeçarja Veronika Luka nuk ka arritur ta përballojë atë goditje të fortë. Vetëm pak momente ka mjaftuar që koha të ndryshojë duke bërë që në mes të arës në Suka të shkrepë rrufeja duke sjellë këtë ngjarje të rëndë. Tre personat po transporto­nin ushqim për bagëtitë nga ara drejt banesave të tyre në momentin kur ka rënë rrufeja. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa prej familjarëv­e të tre personave, por edhe bashkëfsha­tarë të tjerë për t’u ardhur në ndihmë. Sapo janë njoftuar se çfarë ka ndodhur, të gjithë janë angazhuar për të shkuar aty dhe për të dhënë ndihmën e tyre. Megjithatë 53vjeçarja Luka ka humbur jetën në mënyrë të menjëhersh­me. Kjo ngjarje ka shkaktuar dhimbje të mad- he te të gjithë, ndërsa nuk ishte dëgjuar më parë në atë zonë që rrufeja të godasë tre persona përnjëherë­sh. Në vendngjarj­e mbërriti edhe grupi hetimor i Policisë Vendore të Shkodrës. Pas këqyrjes së trupit të viktimës menjëherë është bërë e mundur transporti­mi drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

 ??  ?? Vendi ku viktima dhe dy të plagosurit u goditën nga rrufeja
Vendi ku viktima dhe dy të plagosurit u goditën nga rrufeja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania