Panorama (Albania)

Lëvizja e kufijve, një ekspozitë hartash të 1500- s në Tiranë

-

Kufij që kanë lëvizur në shekuj, shtrirje gjeografik­e të rrudhura apo të zgjeruara, toponime të zhdukura, të transformu­ara me kohën apo që ende ruhen. Për të gjitha këto, asgjë më mirë se hartat nuk mund të flasin. Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek. XV deri në shek. XVIII është hapur në COD. Koleksioni­sti Afrim Ethemi ka sjellë në Tiranë një pjesë të pasurisë së tij, nën titullin “Hartografi­a europiane dhe territoret shqipfolës­e”, hapur nën kujdesin e kuratorit Genti Gjikola. Në sallën “Tako Artistin”, gjenden 35 harta si dhe 5 atlase. Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas dhe paraqesin kryesisht harta të Europës, Europës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të posaçëm. Ato janë të punuara kryesisht nga hartografë gjermanë, holan- dezë dhe italianë. Abraham Ortelius, Johan Lauremberg, Karl Vogel, Aleksandër Vujemin, Rigobert Bone, Luis Denis, janë disa nga realizuesi­t e këtyre hartave. Hartat janë konceptuar si një formë e komunikimi­t vizual, janë sa një di- siplinë akademike aq edhe art. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptime­t nga këndvështr­ime të ndryshme historike dhe detajet gjeografik­e e topografik­e të pasqyruara në to.

Ekspozita “Hartografi­a europiane dhe territoret shqipfolës­e” me koleksioni­n e hartave të vjetra të Afrim Ethemit tërheq vëmendjen ndaj kohës dhe ndryshimev­e gjeografik­e. Afrim Ethemi ka realizuar disa ekspozita personale të pikturave, grafikave dhe vizatimeve. “Është kënaqësi për mua, që pas Prishtinës dhe Shkupit, t’i vendos territoret edhe në Tiranë. Është një lidhje natyrore e gjakut”, thotë Afrim Ethemi.

Përveç koleksioni­t të hartave të vjetra, ai posedon edhe disa koleksione të tjera antike. Koleksioni i hartave të vjetra është ekspozuar në Muzeun Kombëtar, në Prishtinë dhe në Galerinë Kombëtare në Shkup. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator 2018.

 ??  ?? Nga ekspozita “Hartografi­a europiane dhe territoret shqipfolës­e”
Nga ekspozita “Hartografi­a europiane dhe territoret shqipfolës­e”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania