Panorama (Albania)

Duartrokit­jet e fundit për Fadil Hasën, kolegët e përcjellin mes lotësh

Artistë nga e gjithë Shqipëria ishin mbledhur në teatrin “Aleksandër Moisiu”, kujtojnë njeriun dhe humoristin e rrallë

-

Teatri "Aleksandër Moisiu" është mbushur plot e përplot. Ishte bash ashtu kur njerëzit shtyheshin për të blerë një biletë për të parë shfaqjet ku interpreto­nte Fadil Hasa. Ata e dinin se do qeshnin me zemër. Por, dje ishte ndryshe.

Të qeshurës së madhe ia kishte zënë vendin pikëllimi. Ishin me qindra qytetarët durrsakë, por edhe kolegët e ardhur nga gjithë Shqipëria, që zbritën në Durrës për t'i dhënë lamtumirën e fundit aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa. Ai u nda nga jeta pasi humbi betejën e fundit me një sëmundje të rëndë, që e mbajti larg spektatori­t së fundmi. Në hollin e teatrit hynin e dilnin artistë, regjisorë, aktorë... Bujar Kapexhiu, Leka Bungo, Kiço Londo, Luftar Paja, artistët e Shkodrës, Zef Deda, Zyliha Miloti, Drane Xhaj e shumë të tjerë, ishin aty, në këtë takim të fundit me mikun e kolegun. Dhimbja është e sinqertë, nuk mund të fshihet. Të pangushëll­ueshëm kolegët e Durrësit, që presin e përcjellin qytetarë e kolegë që morën pjesë në homazhe. "Kur të vdes një mik, vdes edhe ti pjesërisht. Ai zgjedh heshtjen një ditë dhe ti trishtimin, natyrisht. Ky ishte raporti njerëzor me Fadil Hasën", thotë regjisori Haxhi Rama, një nga miqtë e aktorit Fadil Hasa. Por, edhe më e madhe është dhimbja për aktorin Muharrem Hoxha. Ata ishin dyshja mitike durrsake. Ku ishte Fadili, ishte dhe Rrema dhe anasjellta­s. "Si do jetoj pa të? Kam një jetë të tërë me të, me humorin e tij. Më ka mësuar. E kam pasur koleg, por prind mbi të gjitha. Më ka dhënë dorën që në fillim dhe nuk ma ka lëshuar deri në fund", thotë mes lotësh Muharrem Hoxha.

Nuk munguan edhe njerëz të politikës, që vlerësuan artistin, qytetarin, por edhe demokratin. Veç kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në ceremoninë mortore të zhvilluar dje gjatë orës 10: 00- 11: 00, morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe ish- kreu i PD, ish- kryeminist­ri, Sali Berisha. Ata ngushëllua­n familjarët, por edhe ar- tin shqiptar, që humbi një nga figurat më të rëndësishm­e të humorit. Gjatë ditës së djeshme, në respekt të figurës së Fadil Hasës, një minutë heshtje mbajti edhe Komisioni për Edukimin dhe Informimin, përpara se të niste seancën e radhës. Pas homazheve, mes duartrokit­jesh, kortezhi i përmortshë­m iu drejtua varrezave të qytetit të Durrësit.

Fadil Hasa ishte një nga aktorët më të shquar të humorit shqiptar. Ai ka spikatur në rolet e karakterit, duke realizuar tipa nga më të ndryshmit dhe duke prekur probleme sociale nga më komplekset. Veç roleve me Estradën e Durrësit, ai kujtohet edhe për rolet në kine- matografi, në filmat "Mao Ce Dun" ( 2007), "Kronikë provincial­e" ( 2009) dhe "Zëvendësi i grave" ( 1987), etj.

Në edicionin e 13 të Festivalit Mbarëkombë­tar të Filmit, Fadil Hasa u shpall "Aktori më i Mirë", për rolin e Hekuran Romalinit të luajtur në filmin "Mao Ce Dun".

 ??  ?? Aktori Fadil Hasa
Aktori Fadil Hasa
 ??  ?? Nga homazhet e djeshme për aktorin Fadil Hasa
Nga homazhet e djeshme për aktorin Fadil Hasa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania