Panorama (Albania)

“Nga transferta e parë morëm 35 mijë dollarë”

-

ndryshimin e kursit të lundrimit.

Pse thoni që udhëtimi nga Tirana në Vlorë ka qenë po aq i rrezikshëm, sa edhe lundrimi Himarë- Korfuz?

Ky është një tjetër moment që vëllezërit Malo nuk e zënë në gojë në rrëfimet e tyre. Ndoshta kanë arsye, por kur pretendon për të dëshmuar të vërtetën, historia duhet zbardhur e plotë, pavarësish­t efekteve që mund të krijojë te protagonis­tët.

Çfarë e bënte të vështirë udhëtimin nga Tirana në Vlorë, kur ju ishit qytetarë të lirë dhe mund të shkonin lirshëm në çdo skaj të vendit?

Pa dyshim që në kushte normale, qarkullimi nga një qytet te tjetri bëhej pa problem. Mirëpo rasti ynë ishte diçka tjetër. Të tillë e bënte ngarkesa që kishim me vete. Ish- vjehrri im, Taqo, që ishte ndërkohë autori i planit të arratisë, bashkë me rrobat dhe pajisjet e tjera, kishte përgatitur dhe dy pako të mëdha me ikona dhe monedha floriri, të cilat i mori me vete. Udhëtimi me to në tren e autobus, në vëzhgimin e dhjetëra njerëzve, ishte i rrezikshëm. Mjaftonte të të dilte para një polic e të kontrollon­te ngarkesën, dhe menjëherë shkoje te shtatë penxheret. Ne na shkoi mbarë.

Ku i kishte siguruar Taqo ikonat dhe monedhat e floririt që morët me vete?

Taqo, qysh herët ishte apasionuar pas pullave, antikuarëv­e të ndryshëm dhe monedhave të vjetra. Prej vitesh kishte kri- juar me to një koleksion të pasur dhe e ruante me fanatizëm. Një pjesë të tyre e siguronte në Tiranë me anën e shokëve dhe miqve. Shumë prej tyre i blinte në tregun e zi. Pjesën më të madhe e siguronte në Himarë, ku shkonte shpesh. Gjatë udhëtimeve që bënte aty, sidomos në zonën e Dhërmiut e Palasës, kalonte orë të tëra duke vizituar kishat dhe faltoret, dhe merrte prej andej ikona e libra fetarë të hershëm. I dha dorë shumë sidomos fushata për prishjen e kishave dhe institucio­neve të kultit, e cila u bë tre- katër vite para se të arratisesh­im. Mënyra brutale si u realizua rrënimi dhe zhveshja e tyre, ishte një mundësi e artë për Taqon, që dhjetëfish­oi koleksioni­n e antikuarëv­e. Grumbullim­i me rrëmujë dhe pa inventar i objekteve fetare në depot e fshatrave dhe kooperativ­ës, i krijoi komoditeti­n të përzgjedhë çfarë i duhej, pa kurrfarë vështirësi­e. Fakti që i vëllai, Pandeliu, ishte kreu i pushtetit lokal të zonës, ishte një tjetër avantazh jo i vogël për ta lënë rehat në punën e tij.

E kishit parë ndonjëherë ju koleksioni­n e Taqos?

Me aq sa mund të mësoja unë, kryesisht nga bisedat spontane në familje, nuk bëhej fjalë të njihja inventarin e plotë të antikuarëv­e apo monedhave të floririt. Madje as ime shoqe në atë kohë, Leonora, nuk kishte ndonjë dijeni më shumë nga unë për koleksioni­n apo koleksione­t e të atit. Ai i ruante me fanatizëm në një dhomë të veçantë dhe s'ia tregonte askujt. Sado që bëhesha kureshtar, s'm'u dha kurrë rasti të mësoja së paku sasinë e xhevahirev­e që ruante aty. E vetmja gjë që arrita të dalloj, ishte pesha e tyre. I kam peshuar me duart e mia.

Kur them i kam peshuar, nuk kam parasysh kuptimin e ngushtë të fjalës. I kam peshuar në sup, ditën që u larguam nga Tirana. Çastet kur po dilnim nga shtëpia, m'i besuan t'i mbaja unë. Ishte një pako plumb e rëndë, e mbështjell­ë mirë e mirë, me disa shtresa. Deri te stacioni i trenit m'u desh të ndaloja disa herë për t'u çlodhur. Po kështu, kur zbritëm në Fier e transporto­va në goxha rrugë deri në të dalë të qytetit. Vetëm kur mbërritëm në Korfuz, Taqo i doli zot dhe që aty s'e hoqi kurrë nga dora. Prej andej nuk i pashë kurrë më pakot e thesareve, siç i thoshim rëndom. Vetëm pas disa muajve që ishim sistemuar në Greqi, mësova se një pjesë e ikonave Taqo e kishte shitur në Holandë. Nga sa më tha Leonora, nga kjo tregti kishte fituar 35 mijë dollarë.

Kaq ishte vlera e tërë atij thesari?

Kjo ishte vetëm rruga e parë, që me sa më thanë, kishte të bënte me tregtimin e ikonave që Taqo kishte marrë në Kishën e Dhërmiut. Po ai në atë kohë ka udhëtuar edhe në destinacio­ne të tjera, si në Itali, Danimarkë e Gjermani, ku ka siguruar shkëmbimin e antikuarëv­e me dollarë. Kjo e përmirësoi boll buxhetin tonë në Greqi. Por aty për aty solli edhe ndonjë pakënaqësi ndër vëllezërit Malo dhe familjet e tyre. Se kur është fjala për valutë, lekë, monedha floriri, plasaritet qoftë dhe vëllazëria më e madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania