Panorama (Albania)

Macron takon Vuçiç: Zgjidhje për Kosovën

Takimi, para negociatav­e Kosovë- Serbi të drejtuara nga BE

-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, takoi Presidenti­n francez, Emmanuel Macron, të martën, një ditë përpara vijimit të dialogut Kosovë- Serbi, të udhëhequr nga BE. Vuçiç dhe Macron biseduan ballë për ballë në Pallatin Elysee. Kreu i shtetit francez e mirëpriti Vuçiç me nderime ushtarake e më pas ata nisën takimin. Ky takim midis dy presidentë­ve është mbajtur në një moment të rëndësishë­m, në prag të një raundi të ri të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Vuçiç dhe Macron do të diskutojnë marrëdhëni­et dypalëshe, bashkëpuni­min ekonomik dhe situatën në rajon, me theks të veçantë në dialogun e Brukselit dhe integrimin europian të Serbisë. Pas takimit ballë për ballë, presidentë­t do të bashkohen me bashkëpunë­torët e tyre për një drekë pune, të organizuar nga Macron në Pallatin Elysee. Vizita e Vuçiç në Francë është shumë e rëndësishm­e për Serbinë, sipas agjencisë “B92”, duke pasur parasysh se hera e fundit që një President francez vizitoi Beogradin ishte 18 vjet më parë. Në prag të largimit të tij për në Paris, Vuçiç tha se priste shumë nga bisedimet me Macron. “Mendoj se ky takim është shumë i rëndë- sishëm për Serbinë. Ne nuk kishim pasur një komunikim të tillë në periudhën e mëparshme midis presidentë­ve francezë dhe homologëve të tyre serbë”, tha Vuçiç. Presidenti Macron bëri të ditur se do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi në nëntor të këtij viti. Në konferencë­n për shtyp pas takimit, Vuçiç tha se, “Ne morëm mbështetje­n për arritjen e një marrëveshj­eje me shqiptarët në Kosovë, në të mirë të sigurimit të paqes për të gjithë rajonin”. Ai shtoi se në këtë takim u fol edhe për dialogun e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për marrëdhëni­et bilaterale Beograd- Paris. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Vuçiç, do të rifillojnë negociatat e tyre të sponsorizu­ara nga BE në Bruksel, pas takimit të Vuçiç me Macron, ku Kosova ishte një nga temat kryesore të bisedimeve.

 ??  ?? Macron dhe Vuçiç gjatë takimit, të martën në Paris
Macron dhe Vuçiç gjatë takimit, të martën në Paris

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania