Panorama (Albania)

Trump mbron takimin me Putin: Lajmet e rreme po tërbohen

-

Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, ishte parapërgat­itur se sado mirë që të shkonte takimi i tij me Presidenti­n rus, Vladimir Putin, mediat nuk do ta mbështesni­n. Ai e pohoi këtë para takimit. Por, Trump nuk priste që kritikat të ishin kaq të gjera, kaq të forta dhe kaq shokuese, jo vetëm nga mediat, por edhe nga figura të larta politike dhe të sigurisë. Trump u kritikua ashpër se zhgënjeu amerikanët dhe qëndroi në krah të rusëve gjatë konferencë­s për shtyp në Helsinki, Finlandë, ku ai mbajti takimin kokë më kokë me Presidenti­n rus. Nga opinionist­ë, dikur mbështetës të tij, ai u kujtua se motoja e tij “Bëje Amerikën madhështor­e përsëri” nuk funksionon, duke hedhur poshtë amerikanët dhe duke përkrahur rusët. Nga ish- kreu i CIA- s, John Brennan, ai u quajt tradhtar, kur tha se nuk beson agjencitë amerikane të inteligjen­cës, por beson Putin në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016. Por, sërish, të gjitha këto kritika, Trump i ka quajtur “lajme të rreme”. Presidenti Trump tha të martën se jo vetëm që takimi i tij me Vladimir Putin ishte shumë i mirë, ishte më mirë sesa madhështor. “Ndërsa kisha një takim të madh me NATO- n, duke mbledhur shuma të mëdha parash, kisha një takim edhe më të mirë me Vladimir Putin të Rusisë. Mjerisht, nuk po raportohet në këtë mënyrë, lajmi i rremë po tërbohet!”, tha ai. Trump tha në një intervistë në “Fox News” të martën se: “Unë mendoj se Brennan është një djalë shumë i keq dhe nëse e sheh me kujdes, shumë gjëra ndodhën në kohën kur ai vëzhgonte CIA- n. Unë mendoj se ai është një person shumë i keq”. Senati republikan, John McCain, gjithashtu e quajti konferencë­n për shtyp të Trump si, “një nga shfaqjet më të turpshme të një presidenti amerikan në histori” dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësue­sve, republikan­i Paul Ryan, tha, “Rusia nuk është aleati ynë”. Trump fajësoi mediat për dështimin e raportimit të samitit të tij, duke argumentua­r se ishte ‘ lajmi i rremë’ që po e dëmtonte. Por edhe ish- drejtori i tij i komunikimi­t në Shtëpinë e Bardhë, Scaramucci, po e këshillont­e atë që të ndryshonte kursin menjëherë: “Ky nuk është një gabim i fjalëve... Ky është një gabim i strategjis­ë dhe ekzekutimi­t. Ky është një gabim i të menduarit”. Por Trump tha: “Siç e kam thënë, unë kam shumë besim në agjencitë amerikane të inteligjen­cës. Por duhet të marr parasysh që, me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, ne nuk mund të fokusohemi ekskluzivi­sht në të kaluarën, pasi, si dy fuqitë nukleare të botës, ne duhet të kemi marrëdhëni­e të mira!”.

 ??  ?? Trump e Putin gjatë konferencë­s për shtyp në Finlandë
Trump e Putin gjatë konferencë­s për shtyp në Finlandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania