Panorama (Albania)

BE e Japonia, me paktin më të madh të tregtisë së lirë

Marrëveshj­a, përgjigje për Trump, mbulon 1/ 3 e PBB- së botërore

-

Bashkimi Europian dhe Japonia kanë nënshkruar një nga marrëveshj­et më të mëdha të tregtisë së lirë në botë, duke mbuluar pothuajse një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto botëror dhe një zonë ku jetojnë rreth 600 milionë njerëz.

Kjo marrëveshj­e bie në kontrast me veprimet e administra­tës amerikane të Presidenti­t Donald Trump, e cila ka vendosur tarifa të larta ndaj importeve prej shumë vendeve të botës, përfshirë BE- në dhe Japoninë. Kreu i komisionit të BE- së, JeanClaude Juncker, tha se marrëveshj­a thekson zgjidhje të favorshme të ofruara nga tregtia e lirë. Juncker shtoi se: “Ndikimi i marrëveshj­es së sotme shkon përtej brigjeve tona. Së bashku, duke nënshkruar këtë marrëveshj­e, ne jemi duke bërë një deklaratë për të ardhmen e tregtisë së lirë dhe të ndershme. Ne po tregojmë se jemi më të fortë dhe më të mirë kur punojmë së bashku. Dhe ne po tregojmë me shembull, se tregtia është më tepër sesa vendosja e tarifave dhe barrierave. Ajo ka të bëjë me vlerat, parimet dhe gjetjen e zgjidhjeve të favorshme për të gjithë ata që janë të interesuar”, tha Juncker, sipas BBC- së. Abe, duke qëndruar pranë dy zyrtarëve të BE- së, Juncker dhe kreut të Këshillit të Europës, Donald Tusk, tha se: “Marrëveshj­a i tregon botës vullnetin e palëkundur politik të Japonisë dhe BE- së për të udhëhequr botën si kampionë të tregtisë së lirë, në një kohë kur është përhapur proteksion­izmi”. BE e ka përshëndet­ur marrëveshj­en si një mesazh të qartë kundër proteksion­izmit, duke iu referuar linjës që po ndjek Presidenti i SHBA, Donald Trump. Marrëveshj­a e nënshkruar në Tokio nga zyrtarët më të lartë të BE- së dhe Kryeminist­ri japonez, Shinzo Abe, krijon një zonë të gjerë të tregtisë së lirë. Marrëveshj­a vjen në një kohë kur Trump vazhdon politikën e tij agresive tregtare me moton “America First”. Si BE, edhe Japonia janë goditur me tarifa të reja nga SHBA, pavarësish­t aleancës së tyre të gjatë me Uashington­in. Marrëveshj­a po ashtu bëhet në një kohë trazirash politike në Britani, me Mbretërinë e Bashkuar që duhet ende të bjerë dakord se si do të funksionoj­në pas Brexit, marrëdhëni­et e saj përfundimt­are tregtare me BE- në. Një nga eksportet më të mëdha të BE- së në Japoni janë produktet e bulmetit, ndërsa për Japoninë, makinat janë një nga eksportet më të mëdha. BE tha gjithashtu se liberalizi­mi i tregtisë do të çojë në rritjen e eksportit të rajonit në kimikate, veshje, kozmetikë dhe birrë në Japoni, duke siguruar vende pune për Europën. Japonia do të marrë djathë më të lirë, si parmigiano, gouda dhe cheddar, si dhe çokollata e biskota. Konsumator­ët japonezë kanë preferuar produkte historike europiane dhe një rënie e çmimeve për shkak të heqjes së tarifave, ka gjasa të rrisë shpenzimet.

 ??  ?? Presidenti i KE, Juncker, Kryeminist­ri japonez, Abe, Presidenti i KiE, Tusk në Tokio
Presidenti i KE, Juncker, Kryeminist­ri japonez, Abe, Presidenti i KiE, Tusk në Tokio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania