Panorama (Albania)

Shkëndija shmang turpin, kualifikim drithërues në Uells

-

Pesë gola të shënuar në ndeshjen e parë, ishin një tregues i qartë i forcës së Shkëndijës përballë rivalit uellsian. Mirëpo, TNS, në takimin e kthimit ka ëndërruar për mrekullinë. E gjithë kjo, për vetë formacioni­n e zgjedhur nga trajneri Osmani në takimin e kthimit. Mirëpo, për uellsianët, as 96 minuta lojë nuk u mjaftuan që të mund të përmbysnin disfatën e thellë të pësuar në Maqedoni.

Pjesa e parë - Disa prej titullarëv­e, ishin në stol dhe Shkëndija duhet të ruante pesë golat e takimit të parë. Mirëpo, në minutat 15, 30 dhe 35, vendësit e TNS ia dolën që të shënojnë tri herë në portën e Zahov. Ky i fundit u detyrua që të nxjerrë tri herë sferën nga rrjeta, pas realizimit të Ebe, Redmond dhe Kabango. Ndërkohë që uellsianët shtyjnë drejt ëndrrës së madhe, Shkëndija e çoi ndeshjen drejt një eliminimi të turpshëm.

Pjesa e dytë - Në këtë fraksion loje, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, zgjedh që të hedhë në fushën e lojës dy futbollist­ë, si Radevski dhe Ibraimi në vend të Todorovski­t dhe Shefitit, si për të shtyrë ekipin drejt sulmit dhe për të frenuar disi lojën e uellsianëv­e. Deri diku, kjo manovër rezultoi efikase. Vendësit tentuan deri në fund, por ia dolën që përpjekjet t’i finalizojn­ë me një gol në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Për fat të Shkëndijës, as ky minutash i ekzagjerua­r i shtesës nuk i bën që të dalin me turp. Shkëndija ia del që të ruajë kualifikim­in, me gjithë katër golat e pësuar në Uells, pasi në sfidën e parë kanë arritur që të gëzojnë me plot pesë gola. Një ndeshje e tillë duket qartësisht se do t’i ketë shërbyer Shkëndijës dhe vetë trajnerit Osmani, që të mendohen mirë për raundin e ardhshëm, përpara se të vendosin që të bëjnë rrotacion dhe të mos impenjohen maksimalis­ht. Me gjithë drithërima­t për 90- minutëshin e kthimit, Shkëndija shmang turpin dhe kualifikoh­et për në raundin tjetër, për të tentuar mrekullinë në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania