Panorama (Albania)

Hahn: Votoni Magjistrat­urën, përgjegjës­i e opozitës dhe qeverisë zbatimi i reformës

"Do të ishte e çuditshme, një dizaster, që si rezultat i një procesi të suksesshëm vetingu, ju të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë"

- ARISTIR LUMEZI

Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të votojnë ligjin për statusin e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve si zbatim i Reformës në Drejtësi.

"Vetingu duhet të vijojë së bashku me ristruktur­imin e pritshëm institucio­nal të gjyqësorit, si dhe krijimin e institucio­neve të reja, që parashikoh­en nga reforma kushtetues­e e 2016- s. Në fakt, më lini të theksoj se falë suksesit të procesit të vetingut deri më tani, është e rëndësishm­e që vendimet për përfundimi­n e kësaj reforme duhet të shihen me kujdes, sidomos Parlamenti duhet të amendojë ligjin për statusin e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, në mënyrë që Shkolla e Magjistrat­urës të rritë numrin e studentëve të rekrutuar e trajnuar që prej fillimit të këtij viti. Është shumë e rëndësishm­e që edhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të emërohen", tha Hahn duke vijuar se largimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve për shkak të vetingut mund ta çojë sistemin në një shkatërrim. "Është përgjegjës­i e përbashkët e qeverisë dhe e opozitës që të zbatojë shpejt Reformën në Drejtësi dhe në një farë mënyre do të ishte e çuditshme, do të thosha, që si rezultat i një procesi të suksesshëm vetingu, ju të haseni me një situatë ku të mos keni gjyqtarë kompetentë. Kjo do të ishte vërtetë një dizaster, si rezultat i këtij procesi mjaft të suksesshëm. Kështu që do dua t'u bëja thirrje të gjitha palëve politike, sepse ju duhet një shumicë e cilësuar në Parlament për të vendosur lidhur me këtë", tha Hahn. Ai sqaroi se nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë, ndërsa procesi i "screening" është një proces normal që bëhet me çdo vend kandidat për në BE. "Nuk ka kusht të ri, është një proces, i cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të identifiko­jmë ku qëndron vendi me legjislaci­onin e vet, krahasuar me BE", tha Hahn gjatë një konference për mediat, pas takimit me qeverinë shqiptare dje në Tiranë. "Prania ime sot në Tiranë nënkupton veçanërish­t përurimin e procesit analitik dhe ky është hapi i parë i procesit të negociatav­e që shtrihet përpara nesh", tha komisioner­i për Zgjerimin. Johannes Hahn përsëriti gjatë fjalës së tij nevojën e bashkëpuni­mit mes të gjitha palëve, sidomos në Parlament. "Ne presim që ju të forconi punën kolektive gjatë muajve në vijim e përtej tyre. Ky do të jetë një tipar thelbësor për sukses, kur të nisin negociatat. Në fakt, pjesa më e vështirë e negociatav­e nuk është angazhimi aktual me Komisionin. Në fund, Komi- sioni është këtu të lehtësojë punën tuaj në raport me harmonizim­in me Aquis, që është diçka që nuk mund të negociohet. Por çështja më delikate do të jetë të gjesh kohezion dhe të krijohen sinergji virtuoze midis ekipeve tuaja dhe fushave të ndryshme të politikave që kërkojnë reforma. Në të njëjtën kohë, dialogu i vazhdueshë­m me opozitën duhet të kërkohet, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe përfshirje­n e shoqërisë civile. Në këtë ju uroj një rrugëtim të suksesshëm dhe mbështetem tek i gjithë zotimi e angazhimi juaj për ta bërë Shqipërinë një histori suksesi të anëtarësim­it në BE", tha komisioner­i. Përveç Reformës në Drejtësi, Brukseli, sipas Hahn, do të shikojë me imtësi dhe luftën kundër korrupsion­it. "Rezultatet në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar duhet të vijojnë dhe mundësisht të intensifik­ohen. Ka gjithashtu edhe çështje të tjera të njohura, të cilat janë në radarin e shteteve tona anëtare, për të luftuar dukuri negative të kërkesave të pabazuara për azil të shtetasve shqiptar në zonën e Shengenit", tha Hahn dje në Tiranë.

"Është përgjegjës­i e përbashkët e qeverisë dhe e opozitës që të zbatojë shpejt Reformën në Drejtësi. Do ishte e çuditshme që si rezultat i një procesi të suksesshëm vetingu, ju të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë”

 ??  ?? Dje, gjatë takimit të Qeverisë me komisioner­in për Zgjerimin, Johanes Hahn
Dje, gjatë takimit të Qeverisë me komisioner­in për Zgjerimin, Johanes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania