Panorama (Albania)

Samiti Trump- Putin, zhgënjyes

- BERND RIEGERT* * D. W.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi një tweet të Trumpit, duke i vënë atij kësisoj vulën zyrtare të Kremlinit. Presidenti amerikan në postimin e tij akuzon SHBAnë e si rrjedhojë edhe vetveten, si përgjegjës për raportet e këqia me Rusinë, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallë­k". A është SHBA vetë fajtore, që shërbimi sekret rus ka ndërhyrë me haker në autoritete­t elektorale partiake dhe që Presidenti rus ka pushtuar Krimenë Kjo është thjesht qesharake, por edhe një veprim i paparë ndonjëherë në historinë e re amerikane. Me tezat e tij, ai e ka diskualifi­kuar veten sërish.

Kështu nuk është sjellë asnjëherë ndonjë president. E një president nuk duhet të veprojë kështu. Pyetja është, se edhe sa kohë republikan­ët dhe mbështetës­it e Presidenti­t do të duan të vazhdojnë ta përballojn­ë këtë president të paaftë dhe të çoroditur në Shtëpinë e Bardhë Trump belbëzon vazhdimish­t fjali të përgjysmua­ra kundërthën­ëse. Disa prej tyre nga ditët e fundit: Herë NATO- ja i merr shpirtin SHBA- së, e herë tjetër ajo është si një festë e dashurisë. Herë BE- ja është armik, e herë Kina është armike, ose të dyja bashkë. Herë Britania e Madhe duhet të padisë BE- në për Brexit, herë Kryeminist­rja May është mikja më e mirë. Pastaj Gjermania është si rob në duart e Putinit, por njëkohësis­ht Putini është një konkurrent korrekt.

EDHE SA MUND TË DUROHET ME TRUMPIN

Belbëzimi i tregtarit të imobiliare­ve të shndërruar nga yll televizion­i në kryepopuli­st është e vështirë të durohet. Krahasuar me Presidenti­n rus, Trump dukej i dobët, i pasigurt, i papërgatit­ur. Gjithmonë kur Trump shkakton dëme në kampin e politikës së jashtme, ministrave të tij u duhet t'i rivendosin gjërat në vend dhe t'i përkthejnë sërish në politikë fjalët e marra të një presidenti që i lë pas dore faktet. Edhe sa kohë do të vazhdojnë ata ta ndjekin atë

Putinit duket se i është vënë re një nënqeshje djallëzore gjatë paraqitjev­e të tij me Trump në Helsinki. Atij i mjaftonte të rrinte i qetë, të shihte e të dëgjonte se si Trump e shpërbën rendin global botëror. Javët e fundit ai e shpalli BE- në armik. Akuzat ndaj Putinit dhe Rusisë në SHBA mbeten në të kundërt pa asnjë efekt. A është përpjekur Putini, t'i influencoj­ë zgjedhjet në SHBA më 2016, donte ai ta ngrinte Trumpin në post, a ka ai në dorë material dëshmie kundër klanit Trump Nëse i mbledh të gjitha, mund të mendosh, se këtu diçka mund të ketë, që e detyron Trumpin të sillet kështu pikërisht përballë autokratit rus.

Në Helsinki mund të thuash se më shumë ishte presidenti që takoi oficerin komandues. Egomani amator takon profesioni­stin e shkolluar të shërbimeve sekrete. E vetmja, që i bashkon të dy burrat, është se ata nuk e marrin aq seriozisht të vërtetën. Putin e ka bërë fare të qartë, që ai nuk synon të fitojë besimin, por do të realizojë interesat e veta. Natyrisht është mirë, që të dy burrat e pushtetshë­m flasin me njeritjetr­in. Por spektakli, që me sa duket dëshiron Trump nuk mjafton. Bota pret më shumë, këtë Trumpi e ka kuptuar në ato pak ëaste të kthjellimi­t të tij. Pritshmëri­të u zhgënjyen. E gjora Amerikë, që ka zgjedhur President këtë ekscentrik, të pakalkulue­shëm dhe të rrezikshëm. Të shpresojmë që ai të mos shkaktojë edhe më shumë dëme.

 ??  ?? Donald Trump dhe Vladimir Putin
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania