Panorama (Albania)

Del sekreti i arratisjes së bujshme me anije në ‘ 71: Morëm ikonat e florinjtë e kishës, i shitëm në Holandë

"Sasinë më të madhe e kishim siguruar në fshatrat e Himarës gjatë kohës që shteti prishi objektet e kultit"

-

Kur mbërritëm në Korfuz, Taqo i doli zot dhe që aty s'e hoqi kurrë nga dora. Prej andej nuk i pashë kurrë më pakot e thesareve, siç i thoshim rëndom. Vetëm pas disa muajve që ishim sistemuar në Greqi, mësova se një pjesë e ikonave Taqo e kishte shitur në Holandë. Nga sa më tha Leonora, nga kjo tregti kishte fituar 35 mijë dollarë

Kujtim Kallaxhi është njëri ndër 30 të arratisuri­t nga Himara me anije në vitin 1971. Ai iu bashkëngji­t pa hezitim aventurës së familjarëv­e të së shoqes, që morën rrezikun në sy për të prekur ëndrrën amerikane.

Tani në moshën 80- vjeçare, kur është fashitur çdo gjë nga ajo ngjarje e bujshme, në kujtesë i kanë mbetur të memorizuar­a momentet kryesore të historisë së jashtëzako­nshme të asaj sipërmarrj­eje të rrezikshme. Ndryshe nga vëllezërit Malo, që ishin protagonis­tët e arratisë, Kallaxhi është ndierë sa përfitues, aq edhe viktimë e atij inkursioni të padëgjuar deri atëherë. Se ata i morën të gjithë me vete, thotë ai, duke përmendur faktin se s'lanë askënd nga familjet e tyre në Shqipëri, ndërsa unë s'pata mundësi të marr asnjërin nga të mitë. I ka falur vërtet jeta matanë Atlantikut begati e shanse të shumta, por njëherazi ka qenë i brengosur thellë për dramën e prindërve dhe vëllezërve që u internuan nga Tirana, vetëm për shkak të tij. Gjithaq, ka edhe një arsye tjetër Kallaxhi që s'e privilegjo­i fati deri në fund: Divorci me të shoqen dhe mungesa e një fëmije ka shënjuar pjesën më të trishtë në jetën e tij, sado që mundohet t'ua fshehë të tjerëve. Sidoqoftë, është i bindur se edhe sot po të ishte në ato kushte, përsëri do të guxonte të njëjtën zgjidhje, për t'i shpëtuar kthetrave të diktaturës. Prandaj mendon se ia ka vlejtur aventura e dikurshme për të prekur me çdo kusht Amerikën, qoftë edhe përtej faktit që është ndierë deri diku i paplotësua­r familjaris­ht. I rezervuar të komunikojë me median për historinë e arratisë së dikurshme, ish- dhëndri i familjes Malo pranon të tregojë për gazetën detajet e pasqaruara nga rrëfimet e njerëzve të ish- gruas dhe të saktësojë, sipas tij, ndonjë kapërcim të vogël në kronologji­në e ngjarjes...

Zoti Kujtim, ju keni qenë pjesë e grupit prej 30 vetash, që u arratis me anije në gusht të vitit 1971. Gazeta "Panorama" ka publikuar së fundi historinë e ngjarjes, duke iu referuar dëshmive dhe dokumentev­e të kohës. Kanë folur për të gati të gjithë pjesëtarët e asaj aventure. Ju jeni i vetmi që keni hezituar të tregoni...

Të tregoj se kemi bërë heroizëm, se ishim më të mençurit dhe më të zotët?! Jo, jo! Ajo ishte një rastësi, më saktë një mundësi që ne e shfrytëzua­m dhe ia dolëm mbanë. Për mua diçka të tillë mund ta bënte kushdo në atë kohë, kur vendi lëngonte nga varfëria dhe represioni i regjimit. Në këtë kuptim, kam gjykuar se s'ia vlen të rrahësh gjoksin, ca më tepër t'u tregosh të tjerëve sa të lumtur kemi qenë ne në SHBA, kur ata vërtiteshi­n për kafshatën e bukës. Kjo në planin e përgjithsh­ëm, siç mund të thosha. Po unë kam dhe një arsye tjetër, më personale, që më bën të rezervohem në rrëfimin e asaj historie. Se vërtet isha pjesë e asaj aventure, duke qenë pjesë e familjes Malo, por kjo nuk vazhdoi gjatë...

Që do të thotë...

Që do të thotë se unë iu bashkova me ndërgjegje të plotë planit të vëllezërve Malo për t'u arratisur, duke qenë dhën- dri i Taqos, njërit prej tyre, por pas disa viteve në SHBA, u divorcova me time shoqe dhe që atëherë fatet tona u ndanë, madje qysh nga fundi i viteve ' 80 jam larguar nga Amerika dhe jetoj në Greqi. Në këto rrethana, pavarësish­t konsiderat­ave për ish- bashkëshor­ten dhe familjen Malo, historia e bashkëjete­sës së dikurshme, ku bën pjesë edhe arratia e atij viti, mbetet diçka intime dhe si e tillë, s'bën ta ndash me të tjerët. Ca më tepër në kushtet e mia në këtë moshë të thyer, kur po mbush të 80- at.

Këtu nuk bëhet fjalë për arsyet e divorcit...

Divorci me Leonorën, vajzën e Taqos së ndjerë, ashtu sikundër lidhja me të, ishte akt i një vullneti të përbashkët, që i dha fund një bashkëjete­se disavjeçar­e në Shqipëri dhe SHBA. Që këtej, çdo gjë i mbeti së shkuarës, bashkë me historinë e largimit ilegal në ' 71- shin. E shkuara jo gjithnjë është joshëse. Kjo edhe më shumë në rastin tim, kur fati s'më erdhi si e ëndërrova. Nejse, kështu ishte e shkruar...

Përtej këtij momenti, të kthehemi te historia e arratisë së 1971. I keni lexuar rrëfimet e vëllezërve Malo që janë botuar javët e fundit në gazetë?

I kam ndjekur me interes. Është përgjithës­isht realiste dhe e vërtetë ajo që tregojnë ata për gazetën "Panorama". Qartë e saktë e sjell atë histori si Vasili, ashtu edhe Pandeliu me Niqin. Tani, pas kaq e kaq vitesh, do t'i përgëzoja për kujtesën që kanë. Megjithatë ka aty- këtu në tregimet e tyre ndonjë detaj që duhet sqaruar më mirë, sikundër ka edhe ndonjë kapërcim të vogël në kronologji­në e ngjarjes. Po përsëri do të thosha këto nuk ndryshojnë ndonjë gjë në të vërtetat e asaj ndodhie.

Çfarë keni parasysh kur thoni se ka ndonjë detaj që duhet sqaruar më mirë?

Thashë ndonjë detaj i parëndësis­hëm, që s'cenon gjë në tërësinë e historisë. Të tillë do të përmendja faktin që ata nuk e sqarojnë pozicionin tim në atë sipërmarrj­e.

Me sa tregojnë ata, ju nuk keni ditur gjë për planin e bërë më parë për t'u arratisur me anije?

Ja, ky është një nga detajet që duhet sqaruar. Unë isha njohur me planin më herët. Për të më kishte folur ish- gruaja, Leonora, e cila më kishte treguar se babai i saj me vëllezërit ishin duke bërë një plan për t'u arratisur. Jo vetëm kaq, por ajo më kishte kërkuar të vendosja sa më shpejt nëse do të shkoja, apo jo. Fillimisht më erdhi si një rrufe në qiell të pastër dhe aty për aty s'dija si të përgjigjes­ha, por nuk hezitova gjatë, megjithëse ideja se çfarë do të ndodhte me familjen time pas kësaj, më binte si çekan i rëndë mbi kokë dhe më tundonte jashtë mase. Në dilemë e sipër, pranova vendimin e time shoqeje. I thashë Leonorës se po të ishim bashkë, le të shkonim dhe në fund të botës. Pra, u bëra pjesë e planit, pa dijeninë e autorëve, ish- vjehrrit dhe vëllezërve të tij.

Kur tregojnë peripecitë e lundrimit nga Himara në Korfuz, vëllezërit Malo nuk e zënë në gojë emrin tuaj?

Nuk e di për çfarë arsyeje nuk e tregojnë, por unë gjatë atij lundrimi kam qenë i mbyllur në kabinë me marinarët.

Pse nuk keni qenë ju me gruan, Leonorën, në bordin e anijes?

Me të jam ndarë kur anija u fut në ujërat neutrale. Që aty dhe deri në Korfuz Leonora me prindërit, vëllezërit Malo, motrën dhe fëmijët e tyre, kanë qenë në bordin e anijes.

Vëllezërit Malo në rrëfimet e tyre nuk tregojnë si jeni gjendur ju në Himarë, para se të niseshit me anije, ndërkohë që jetonit në Tiranë...

Unë kam shkuar në Himarë bashkë me familjen e Taqos, ish- vjehrrit, qysh pasditen e 31 korrikut 1971. Kam qëndruar në shtëpinë e Pandeliut deri ditën kur u nisëm. Me sa më kujtohet, në anije kemi hipur në pasditen e 8 gushtit. Ajo çfarë ndodhi më tej në atë lundrim të frikshëm përshkruhe­t mirë nga Pandeliu dhe Vasili.

Po nga Tirana në Himarë, me se shkuat?

Ky ka qenë një udhëtim i vështirë, po aq sa edhe lundrimi me anije përtej ujërave ndërkombët­are. Kemi hipur në tren në Tiranë dhe kemi zbritur në Fier. Prej aty, me një makinë të rastit kemi shkuar në Vlorë. Pastaj me anijen e Vasos, peshkarexh­ën "De Rada", siç i thoshin, kemi mbërritur në Himarë. Plani ishte bërë që të arratisesh­im më 31 korrik, por kjo nuk u realizua ngaqë në anije atë ditë në Vlorë hipën edhe disa persona të tjerë, prania e të cilëve e bënte të pamundur

 ??  ?? ( FAMILJA MALO PAS ARRATISJES NË SHBA MAJTAS) KUJTIM KALLAXHI
( FAMILJA MALO PAS ARRATISJES NË SHBA MAJTAS) KUJTIM KALLAXHI
 ??  ??
 ??  ?? Familja Malo në momentin e mbërritjes në SHBA
Familja Malo në momentin e mbërritjes në SHBA
 ??  ?? Kujtim Kallaxhi duke rrëfyer për “Panorama”
Kujtim Kallaxhi duke rrëfyer për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania