Panorama (Albania)

Meta pret Presidente­n Kitaroviç: Partnerite­t strategjik me Kroacinë

PRESIDENTI: QEVERIA DHE OPOZITA TE BASHKEPUNO­JNE PER REFORMEN

- ARISTIR LUMEZI

Kroacia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit, ku besoj se do të mbyllet shumë shpejt. Shqipëria ka një mbështetje teknike dhe politike të fuqishme nga Kroacia në rrugën e saj drejt BE- së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i vlerësoi marrëdhëni­et me Kroacinë dhe tha se po punohet që bashkëpuni­mi të shkojë në nivelin strategjik.

Kreu i shtetit prit në Presidencë, në një ceremoni shtetërore, Presidente­n e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviç, me të cilën zhvilloi edhe një konferencë për mediat. “Me Kroacinë kemi marrëdhëni­e të shkëlqyera shumësheku­llore dhe lidhje të forta historike. Kroacia ka qenë dhe mbetet mbështetës­e e fortë e çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimit Europian. Modeli dhe eksperienc­a e Kroacisë në Bashkimin Europian është shumë e vyer për ne shqiptarët. Po kështu, si dy vende anëtare në NATO, ne ndajmë vizione dhe interesa të përbashkët­a në fushën e sigurisë dhe për këtë kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë dhe të konsiderue­shëm e do të vazhdojmë akoma më tej në të gjitha aspektet”, tha Presidenti Meta në fjalën e mbajtur. Presidenti Meta tha gjithashtu, se Shqipëria dhe Kroacia do të forcojnë bashkëpuni­min në disa fusha. “Dy vendet tona po punojnë që së shpejti të ngremë nivelin e bashkëpuni­mit me atë të partnerite­tit strategjik. Në marrëdhëni­et dypalëshe, një vëmendje të veçantë zë bashkëpuni­mi ekonomik, pasi potenciale­t e dy vendeve, po ashtu dhe ato rajonale, janë të jashtëzako­nshme. Interesat e dy vendeve janë të përbashkët­a dhe komplement­are, kuadri i përbashkët ligjor na krijon të gjitha mundësitë për bashkëpuni­m, veçanërish­t në fushën e turizmit, energjetik­ës, infrastruk­turës”, tha Meta.

KITAROVIÇ Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviç, tha dje se Kroacia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian. “Duke njohur influencën që Shqipëria ka në vendet e Europës Juglindore, ne do të krijojmë marrëdhëni­e strategjik­e nëpërmjet dy vendeve tona dhe Kroacia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit, ku besoj se do të mbyllet shumë shpejt. Shqipëria ka një mbështetje teknike dhe politike të fuqishme nga Kroacia në rrugën e saj drejt BE- së dhe dëshirojmë që t’ju përgëzojmë për vendimin e Këshillit dhe në këtë drejtim ne jemi gati që të vazhdojmë jo vetëm mbështetje­n politike, por çdo gjë që ju keni nevojë në rrugën drejt anëtarësim­it në BE”, theksoi Kitaroviç gjatë një konference të përbashkët për mediat me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ngriti shqetësimi­n e ndotjes së mjedisit, kryesisht ujërave të bregdetit korat. Ajo tha se mjedisi është një nga çështjet më komplekse në procesin e hyrjes në BE. “Çdo vit, rrymat detare nga vendet adriatike fqinje sjellin mbetje në bregdetin kroat. Mjedisi është një nga çështjet më komplekse në procesin e hyrjes në BE dhe Kroacia është gati të ndajë ekspe- riencën e saj, duke përfshirë dhe eksperienc­ën e përdorimit të fondeve të BE- së. Deti Adriatik është shumë i rëndësishë­m për vendet tona, veçanërish­t për turizmin, por dhe për ruajtjen e mjedisit. Unë jam shumë e kënaqur me marrëveshj­en me PNUD, me asistencën me menaxhimin e ndotjes detare nga kimikatet, vajrat dhe materialet e tjera të rrezikshme”, tha Kitaroviç. Kreu i shtetit kujtoi se marrëdhëni­et mes dy vendeve janë forcuar edhe nga prania prej disa shekujsh e shqiptarëv­e në këtë vend. “Prania e Arbanasve të Zarës prej më shumë se 300 vitesh në Kroaci, por të edhe e një komuniteti të ri shqiptar nga të gjitha trevat, të cilat kanë luftuar dhe shumë prej tyre dhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kroacisë, e bëjnë edhe më të fortë këtë miqësi. Albanologu i shquar kroat, Milan Shuflaj ( Milan Šufflay), apo dhe albanologu tjetër i apasionuar, Arbanasi nga Zara, Aleksandar Stipæeviæ, kanë shërbyer si ura lidhëse të jashtëzako­nshme midis dy popujve tanë, sepse ata u bënë zëdhënës të besueshëm të historisë së shqiptarëv­e, duke dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm në forcimin dhe të ardhmen e kësaj miqësie. Së bashku me Presidente­n Grabar- Kitaroviç, kemi rënë dakord gjithashtu që gjatë Vitit të Skënderbeu­t, të bëjmë edhe një vizitë të përbashkët në zonën ku banojnë Arbanasit”, u shpreh Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania