Panorama (Albania)

Politikë me fakte publike apo me "informacio­ne të rezervuara"?

- PREÇ ZOGAJ

Ka muaj, madje vite, që një pjesë e lëndës politike ...

... që furnizon aksionin opozitar kundër qeverisë apo aksionin qeveritar kundër opozitës vjen nga informacio­net e rezervuara, që sigurojnë palët andej- këndej, nga bisedat konfidenci­ale me miqtë e tyre, nga aksesi në raporte dhe sekrete që etiketohen si të "vendeve partnere", duke nënkuptuar policitë dhe shërbimet inteligjen­te të këtyre vendeve, nga "investigim­e" dhe denoncime të ndryshme brenda vendit prej individësh që më shumë duan të mos identifiko­hen sesa të dalin hapur.

Shembujt janë shumë dhe të vazhdueshë­m. Për shkak edhe të tërheqjes së veçantë që ka ky lloj municioni në arenat e debateve, praktikish­t informacio­net e rezervuara apo edhe okulte, që i dinë vetëm krerët e partive, po japin tonin, po dominojnë përplasjen politike. Ato, madje po përcaktojn­ë dikotominë politike, duke e denatyruar atë si përballje dhe përplasje alternativ­ash, arritjesh dhe dështimesh, argumentes­h dhe kundërargu­mentesh, të vërtetash dhe gënjeshtra­sh, e tjerë. Jo se informacio­net e rezervuara apo të filtruara nga policitë dhe shërbimet inteligjen­te nuk duhet të përdoren politikish­t kur është nevoja. Jo se investigim­et e individëve të lirë apo denoncimet e qytetarëve që duan të ruajnë anonimatin nuk duhen vlerësuar. Përkundraz­i. Le ta themi menjëherë: Këto janë burime të respektues­hme dhe madje të pazëvendës­ueshme për formimin e qëndrimeve politike për çështje të ndryshme. Por ka një filtër, ka një analizë, ka një sens mase, ka një kufi deri ku politika mund të mbështetet e ushqehet me "të fshehta" e ku duhet të dalë e të lundrojë në detin e hapura të fakteve publike që janë vetë jeta e përditshme e qytetarëve.

Kur "informacio­net e rezervuara" dhe "sekretet" marrin pjesën më të madhe apo gjithë terrenin e politikës, pa kaluar në filtrat e një verifikimi dhe vlerësimi serioz, vetë politika shpërfytyr­ohet në arsyen përse ekziston dhe në mënyrën si funksionon. Ajo bie në perversite­t. E vërteta bëhet një kimerë, ku askush nuk e rrok.

Shfaqjen tipike të këtij denatyrimi, mjerisht, e shohim shpesh në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë dhe në aula të tjera publike ku Kryeminist­ri dhe kryetari i PS- së, Edi Rama, dhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha, shkëmbejnë herë pas here kërcënime, që qartazi lënë të kuptohet se mbështeten në indicie, rrjedhje informacio­ni apo të dhëna që ata marrin për njëri- tjetrin nga miq dhe burime të huaja. Në fund të muajit maj, Rama u dëgjua t'i drejtohej shefit të opozitës me paralajmër­imin ' të pret një qershor i vështirë Lulzim!', duke nënkuptuar e duke u bërë jehonë zërave se Basha do të hetohej nga hetues të huaj për pagesat ndaj lobistit amerikan Nick Muzin dhe për lidhje me sipërmarrë­s rusë. Që Basha po hetohet nga Prokuroria e Shqipërisë për pagesat në fjalë, ky është një fakt i njohur. Hetimin, veç të tjerash, e ka kërkuar vetë kryetari i PD- së pas një shkrimi për këtë temë botuar nga revista amerikane "Mother Jones". Por mesazhi i Ramës nuk kishte parasysh këtë hetim. Duket qartë se rrihte shumë më larg. Nga ana e tij, Basha i është drejtuar disa herë Ramës me: "e di ti çfarë të thanë", "e di ti çfarë të pret" e gjëra të tilla që e adresojnë kureshtjen apo fantazinë e dëgjuesve në zyra të ndryshme në Bruksel, Berlin apo Uashington. Në fakt, janë të zakonshme mesazhet e koduara që shkëmbejnë prej shumë vitesh politikanë­t e lartë shqiptarë me njëri- tjetrin, ku ata duken sikur janë lojtarë të tjetërkujt, shemra apo zgjatime të një konfrontim­i më të madh. Një prej të këqijave të mëdha të një konfrontim­i të tillë pa lidhje me problemet konkrete të vendit është se në këtë terren të rrëshqitsh­ëm qarkullojn­ë dhe rrjedhin edhe shumë lajme të rreme apo okulte që shtojnë konfuzioni­n dhe vetëm e helmojnë atë që duhej të ishte debati i shëndetshë­m politik.

Humbin të gjithë, por humbjen më të mad- he e ka opozita. Pse? Sepse konfrontim­i i mbështetur në të dhëna të tilla përfundon shpesh si një debat mbi opinione. Jo do t'i marrë paratë e Tojotës iksi, jo do t'i marrë ipsilonisa për të dhënë një shembull. Qeveria i ka në favor debatet për çështje korrupsion­i që zhvillohen si opinione. Opozita i ka në disfavor. Prandaj, opozita, nëse mëson apo bie në kontakt me një informacio­n të rezervuar dhe vendos ta shpallë atë në funksion të axhendës së saj politike, duhet të jetë shumë e qartë për vërtetësin­ë pa bishta të informacio­nit dhe për strategjin­ë e shpalosjes. Në të kundërtën, më mirë të presë. Vendi zien nga skandalet dhe të vjen keq kur nga nxitimi apo paaftësia, opozitës i ndodh të konsumohet në skandale që nuk i bëjnë punë ose i kthehen në boomerang. Në politikë, një e pavërtetë rrëzon zakonisht trekatër të vërteta të tjetrit. Shërbimi më i mirë që mund t'i bësh kundërshta­rit që e ka tepruar me abuzime dhe shpërdorim­e, është t'i thuash një gjë që nuk e ka bërë.

Ka pasur raste kur opozita aktuale ka përdorur me sukses ndonjë informacio­n konfidenci­al. Por qëndrimet dhe kauzat e mëdha ajo i ka ndërtuar e çuar përpara duke u mbështetur në fakte publike, të cilave u ka dhënë jetë duke i artikuluar publikisht nga këndvështr­imi i saj. Të tilla mund të përmendim kauzat e dekriminal­izimit dhe dekanabizi­mit, qëndrimet e efektshme kundër evazionit në dogana dhe informalit­etit selektiv, qëndrimet e forta kundër koncesione­ve korruptive në shëndetësi, kundër vendosjes së incenerato­rëve, kundër shembjes se Teatrit Kombëtar, e tjerë, e tjerë.

Në të vërtetë, pa mohuar vlerën që mund të kishte në një rrethanë të caktuar zotërimi i një informacio­ni të rezervuar me peshë që ka të bëjë me korrupsion­in dhe skandale të tjera të qeverisë, opozita më e mirë e më e besueshme është ajo që bëhet duke u mbështetur në fakte publike të jetës së përditshme. Një fakt i tillë, për shembull, është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017 dhe konkluzion­i përfundimt­ar i këtij raporti se në total shkeljet dhe abuzimet me fondet buxhetore të subjekteve të audituara shkojnë në shumën 110.5 miliardë lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro. Tetëqind e njëzet e pesë milionë euro! Një shifër kolosale për buxhetin e Shqipërisë! Një e dhënë tronditëse e papërgjegj­shmërisë ekstreme dhe korrupsion­it në sistem. Prapa kësaj shifre është një tablo e hollësishm­e, që tregon ku, si dhe nga kush janë bërë shkeljet. Kush ka përgjegjës­i, kush duhet të përgjigjet. Opozita i ka bërë jehonë, por duhet ta përdorë më shumë këtë raport. Të mos harrojmë se këto të KLSH- së nuk janë vëzhgime spontane, por audite profesioni­stësh që kalojnë në disa shkallë verifikimi e saktësimi para se të shpallen. Është vërtet për t'u habitur që opozita nuk mbështetet fort në gjetjet e KLSH- së që taksapague­sit e mbajnë pikërisht për të kontrollua­r shpenzimet e çdo qindarke që paguajnë përmes taksave. Ndoshta pengohet prej faktit se edhe gjatë qeverisjes së mëparshme ka pasur abuzime të konsiderue­shme që janë pasqyruar në raportet e KLSH- së. Ky nuk mund të jetë një argument. Opozita e ka marrë ndëshkimin politik për shpërdorim­et e djeshme në qeveri. Ajo mund të kërkojë falje, por nuk mund të kompleksoh­et. Sepse do të renonconte nga misioni që ka.

Një temë tjetër e madhe në sytë e publikut që ngërthen në një të vetme mijëra drama njerëzore e njëherësh një korrupsion të jashtëzako­nshëm, është ajo që ndodh në Shqipëri me lojërat e fatit. Kthetrat e lojërave kanë kapur e po kapin për fyti vendimmarr­jet e mëdha. Aktualisht, nuk ka asnjë forcë tjetër në vend që mund të ngrihet kundër kësaj fatkeqësie të madhe për vendin dhe qytetarët.

Jeta e përditshme prodhon orë e çast tema për opozitariz­min e madh apo të vogël, kombëtar apo lokal. Këto tema e kërkojnë opozitën orë e çast, gjithashtu në skenën e hapur të ndodhive dhe zhvillimev­e. Kështu bëhet edhe më efektive, edhe më misionare, dhe çfarë i duhet më shumë sot, edhe më elektorale.

Kur "informacio­net e rezervuara" dhe "sekretet" marrin pjesën më të madhe apo gjithë terrenin e politikës, pa kaluar në filtrat e një verifikimi dhe vlerësimi serioz, vetë politika shpërfytyr­ohet në arsyen përse ekziston dhe në mënyrën si funksionon. Ajo bie në perversite­t. E vërteta bëhet një kimerë, ku askush nuk e rrok

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania