Panorama (Albania)

Pasuria dhe loja me kredinë e butë rrezikojnë gjyqtarin e Apelit

Metalla ia kaloi kredinë tregtare dhe banesën vëllait të tij

- ERALD DELIU

Manovrat me një kredi të butë dhe kalimi i pronësisë së një apartament­i të marrë me kredi tjetër tregtare tek i vëllai, bënë që seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ervin Metalla, të zgjatej tej kohës së parashikua­r.

Duket se këto dy lëvizje dhe një mori transaksio­nesh kanë sjellë konfuzion dhe kanë ngritur dyshime, si te KPK- ja, ashtu edhe tek ONM- ja për pasurinë e Metallës dhe vëllait së tij. Trupa gjykuese, që drejtohej nga Valbona Sanxhaktar­i, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Etleda Çiftjen, ka kryer rivlerësim vetëm për kriterin e pasurisë për gjyqtarin Metalla, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e kreut të Gjykatës së Durrësit. Sipas hetimit administra­tiv, gjyqtari Metalla ka blerë një apartament 96.8 metra katrorë dhe një garazh 22 metra katrorë në vitin 2007 në Tiranë, i cili rezulton se ka qenë në pronësi të Eduard Halimit. Këtë apartament, ai e ka blerë duke marrë një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë. Edhe pse pasuria ishte me vlerë 55 mijë euro, gjyqtari ka marrë 75 mijë euro kredi në bankë, ndryshe nga sa parashikoj­në kushtet e kredisë, që financojnë 7080 % të vlerës së banesës. Metalla, pasi ka paguar këste kredie për 4 vjet, ia ka kaluar kredinë bashkë me pronësinë e apartament­it vëllait të tij në vitin 2011, kur ka përfituar një kredi tjetër me kushte lehtësuese, të cilën nuk mund ta përfitonte pasi ndërkohë kishte edhe një shtëpi dhe një kredi tregtare. Kjo kredi lehtësuese financohej nga buxheti i shtetit dhe përfitohej nga gjyqtarët që lëviznin në rrethe apo gjetkë në qytete ku ushtronin detyrën. Mirëpo, Metalla nuk e ka pasur as këtë kriter, pasi ishte emëruar kryegjyqta­r i Durrësit dhe banesën e bleu në Tiranë. Kredia lehtësuese është disbursuar në llogarinë e një kompanie private ndërtimi dhe është shoqëruar me një kontratë pronësie për një apartament në Durrës. Në vitin 2012, kompania e ndërtimit i ka kthyer mbrapsht paratë në vlerën e 4.9 milionë lekëve përmes llogarisë bankare të babait të subjektit të rivlerësim­it. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, subjekti nuk ka deklaruar në vitin përkatës shumën prej 4.9 milionë lekësh dhe as kalimin e saj në llogarinë bankare të babait të tij. Po kështu, hetimit administra­tiv iu nënshtrua edhe vëllai i gjyqtarit, i cili përveçse mori në pronësi apartament­in dhe transaksio­net e kredisë tregtare të Metallës, i ka shitur këtij të fundit një automjet të blerë për 15 mijë euro në shumën 1.2 milionë lekë. Gjyqtari Metalla u akuzua edhe se kishte mbrojtur familjen e tij në Strasburg në një çështje me një firmë ndërtimi, me të cilën kishte lidhur kontratë porosie për një apartament në kohën kur kjo kishte aktivitet të pezulluar me vendim gjykate. “Ironikisht duket sikur unë i kam ndërtuar një kurth vetes sime për të përfituar kredinë lehtësuese”, e nisi Metalla fjalimin sqarues. “Mendoni për një moment sikur kjo kredi të mos ishte marrë, unë do të kisha të njëjtin apartament në ‘ Qytetin Studenti’ që kam edhe sot”, shtoi ai më tej. Ai tha para trupit gjykues se aplikimin për kredinë e butë e kishte bërë që në vitin 2006 sipas ligjit dhe më pas ajo ishte zvarritur. Në vitin 2007, ai kishte blerë apartament­in me kredi tregtare, ndërsa në vitin 2010 i ishte aprovuar kredia e butë. Gjyqtari tha se i interesont­e kjo kredi, pasi kishte këst më të ulët dhe që ta merrte, duhej të lirohej nga kredia tregtare. Për këtë arsye, ai e kaloi kredinë tek i vëllai, së bashku me apartament­in. Ai më pas lidhi kontratë me një firmë private në Durrës dhe e anuloi atë për shkak të disa angazhimev­e të tjera, duke qëndruar në Tiranë. Këtë ai e argumentoi se Tirana dhe Durrësi janë 30 minuta larg. I pyetur nga anëtarja Çiftja për kontratën e OSHEEsë në emër të tij për apartament­in në Tiranë, gjyqtari Metalla paraqiti historikun e kontratave për atë banesë, që rezultoi se më parë kishte qenë e Eduard Halimit. Ai kërkoi nga trupa gjykuese që të konfirmohe­t në detyrë.

 ??  ?? KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT
KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT
 ??  ?? Ervin Metalla, dje duke hyrë në seancën dëgjimore
Ervin Metalla, dje duke hyrë në seancën dëgjimore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania