Panorama (Albania)

Luftar Paja tregon për Ilia Terpinin: Si rrezikoi te “Guna përmbi tela”

Kineasti ndërroi jetë në Francë nga një sëmundje e rëndë. I biri, Klevisi: Kujtimet nga muajt që jetuam bashkë

- ALMA MILE

Askush nuk do ta kujtojë të sëmurë apo të ligur nga sëmundja Ilia Terpinin.

Në mendjen e të gjithëve, ai është njeriu i kudogjendu­r, me aparatin fotografik në krah. Në çdo aktivitet ishte aty, duke “vjedhur” portrete njerëzish, që më pas ua dhuronte të gjithëve. Gati i habiti të gjithë ikja e tij. Deri vonë e prisnim të na rrëfente histori nga ato të xhirimeve, për personazhe të shquara të filmit shqiptar, për prapaskena, për zbulime portretesh. “Ai kishte një sy të mprehtë, një shqisë të rrallë”, thonë kolegët, ndërsa urojnë që dikur, kinemasë shqiptare, t’i vijë një tjetër Ilia Terpini. Energjiku dhe optimisti i përjetshëm, një nga operatorët më të mirë të kinematogr­afisë shqiptare, Ilia Terpini, u përcoll dje për në banesën e fundit. Homazhet për nder të operatorit dhe drejtorit të filmit, i cili u nda nga jeta në moshën 82vjeçare, u zhvilluan pranë Muzeut Historik Kombëtar, ku qindra miq, kolegë, të afërm, u përkulën për herë të fundit përpara trupit tij pa jetë. Të gjithë kanë shumë për të treguar nga bashkëpuni­mi me Terpinin dhe të gjithë bien në një mendje se ai ishte një artist i rrallë, me një dashuri të jashtëzako­nshme për të bukurën, i papërtuar dhe i kudondodhu­r. E ndërsa kolegët e tij ruajnë aq shumë kujtime, publiku ndoshta ende nuk e di se sa e sa detaje mbresëlënë­se nga disa nga filmat më të mirërealiz­uar në kinematogr­afinë shqiptare janë, meritë e operatorit Ilia Terpini.

Kamera e tij ka realizuar filma si “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronz”, “Mësonjëtor­ja” apo “Flutura në kabinën time”, të cilët kanë mundur t’i rezistojnë kohës falë mjeshtëris­ë së stafit realizuar, ku Terpini kishte një rol të dorës së parë.

Terpini ishte “Artist i Merituar”, dhe ka “Medaljen e Punës”, “Çmimin e Republikës”. Është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografin­ë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

DITËT E FUNDIT

Operatori Ilia Terpini u nda nga jeta jashtë vendit, në Francë, ku kishte shkuar të kurohej. I biri, Klevisi, i cili jeton në një qytezë pranë Gjenevës dhe iu gjend në momentet e fundit, mes dhimbjes tregon ditët e fundit të të atit. “Pata fatkeqësin­ë dhe fatin e madh që që nga 10 pril- li që erdhi, jetuam bashkë. Ai erdhi atje për t’u diagnostik­uar, por me këtë rast njohu edhe familjen time. Ishte një situatë komplekse, të cilën e kam përjetuar fort. Bëmë të pamundurën. Edhe ai, edhe ne. Ai kishte shpirtin e aventurës dhe ne i kemi ngjarë atij. Brenda asaj periudhe që ndenji atje, u familjariz­ua me vendin dhe pavarësish­t se nuk njihte gjuhën, krijoi miqësi dhe fitoi respektin e të gjithëve. Ato momente që na dhuroi, ishin shumë të ëmbla”, thotë ai. Sipas të birit, shqetësime­t shëndetëso­re të të atit kishin nisur prej muajit mars dhe për të qartësuar diagnozën, iu drejtuan shërbimeve mjekësore në Francë, që, fatkeqësis­ht, siç tregon Klevisi, u treguan të ngadaltë në trajtimin e sëmundjes, e cila ishte shumë e avancuar. “Kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, sidomos kur koha është shumë e shkurtër, trajtimi, bashkëpuni­mi mes mjekëve, infermierë­ve, stafit, duhet të jetë më i shpejtë. Në Francë, fatkeqësis­ht nuk e gjetëm”, thotë ai. Sa për trajtimin në Shqipëri, nuk di të thotë, iu drejtuan shërbimit të huaj, për një rezultat më të shpejtë e më të mirë.

Pata fatkeqësin­ë dhe fatin e madh që që nga 10 prilli që erdhi, jetuam bashkë. Ai erdhi atje për t’u diagnostik­uar, por me këtë rast njohu edhe familjen time. Ishte një situatë komplekse, të cilën e kam përjetuar fort. Bëmë të pamundurën. Edhe ai, edhe ne. Ai kishte shpirtin e aventurës dhe ne i kemi ngjarë atij

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania