Panorama (Albania)

BE- Shqipëri: Drejt forcimit të administri­mit të kufirit

- DIMITRIS AVRAMOPOUL­OS

Vitet e fundit i kanë afruar gjithnjë e më shumë ...

... Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, duke thelluar lidhjet dhe marrëdhëni­et e vjetra në kontinenti­n tonë europian. Nga njëra anë, sfidat e vazhdueshm­e migratore dhe të sigurisë kanë demonstrua­r se ato mund të zgjidhen vetëm përmes një përqasjeje të përbashkët dhe ndërkufita­re dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë partnerë tipikë në këtë përpjekje. Nga ana tjetër, rruga europiane ka dëshmuar edhe një herë se është i vetmi fat i mundshëm për Ballkanin Perëndimor - siç është përforcuar edhe nga Strategjia e BE- së për Ballkanin Perëndimor dhe perspektiv­ën e zgjerimit.

Sot ne jemi në fillimin e një kapitulli tjetër të rëndësishë­m në historinë tonë të përbashkët, veçanërish­t kur është fjala për lëvizshmër­inë dhe migracioni­n - dhe menaxhimin e kësaj së bashku.

Shqipëria ishte vendi i parë që arriti një marrëveshj­e për marrëveshj­en e statusit me Bashkimin Europian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia Europiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të cilën unë e siglova më 12 shkurt 2018. Këshilli miratoi më 13 korrik 2018 propozimin e Komisionit për të autorizuar nënshkrimi­n e asaj marrëveshj­eje. Marrëveshj­a do të nënshkruhe­t zyrtarisht menjëherë më pas. Pasi kjo marrëveshj­e të hyjë në fuqi, rojat kufitare të vendosura në kufijtë tuaj do të kenë të drejtë të kryejnë kontrolle kufitare në pikat e kalimit kufitar së bashku me rojat tuaja kombëtare të kufirit. Ata gjithashtu do të patrullojn­ë përgjatë kufirit për mbikëqyrje­n e tij, si dhe mund të përdoren gjithashtu pajisje teknike. Kjo marrëveshj­e do të sjellë një vlerë të shtuar të madhe në drejtim të forcimit të menaxhimit të kufirit dhe luftës kundër migracioni­t të parregullt dhe kontraband­imit të migrantëve në rajon. Veçanërish­t, në kontekstin aktual, me një rritje të ardhjeve të parregullt­a dhe kalimeve kufitare përgjatë rrugës bregdetare të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ky do të jetë një mjet i rëndësishë­m për të frenuar lëvizjet e parregullt­a. Më e rëndësishm­ja, kjo lloj marrëveshj­e është një instrument që tregon gatishmëri­në për sfida më të mëdha në të ardhmen dhe shënon hapin tjetër në bashkëpuni­m me Agjencinë Europiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare - një hap i rëndësishë­m përpara dhe në interesin më të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian.

Menaxhimi më i fortë i kufijve shkon krah për krah me një tjetër element kyç të bashkëpuni­mit tonë: lëvizshmër­ia pa viza. Unë e kam thënë gjithmonë se shpresoj të jemi shumë afër pasjes së një regjimi pa viza me të gjithë rajonin shumë shpejt. Regjimi pa viza do të thotë shumë për të gjithë qytetarët tanë, për t'i sjellë ata më afër profesiona­lisht, ekonomikis­ht, kulturalis­ht. Në të njëjtën kohë, udhëtimi pa viza vjen me të drejta dhe përgjegjës­i - dhe pasi të merret, të gjithë duhet të sigurohen që të gjitha standardet të mbeten të përmbushur­a dhe që të mos ketë abuzime apo zhvillime që rrezikojnë këtë arritje të madhe. Sistemi Europian i Informacio­nit dhe Autorizimi­t për Udhëtimet, i miratuar kohët e fundit, gjithashtu do të kontribuoj­ë për ruajtjen e udhëtimit pa viza për udhëtarët e vërtetë, si dhe për të zbuluar ata që paraqesin rrezik apo risk për migrim të parregullt që para se ata të udhëtojnë. Ne do të vazhdojmë të monitorojm­ë, gjithashtu edhe përmes mekanizmit të pezullimit të vizave, si dhe ta mbështesim Shqipërinë dhe gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në këtë përpjekje. Më në përgjithës­i, për të siguruar një menaxhim të sigurt të migracioni­t, ne duhet të jemi plotësisht të koordinuar në qasjen tonë. Në këtë drejtim, përafrimi i politikës së vizave të partnerëve të Ballkanit Perëndimor me acquis të BE- së do të kontribuoj­ë më tej për reduktimin e rreziqeve migratore dhe të sigurisë.

Tani më shumë se kurrë, BE- ja dhe Ballkani Perëndimor po e përforcojn­ë historinë e tyre të përbashkët, duke ndërtuar një të ardhme edhe më të përbashkët dhe të begatë. Intensifik­imi i bashkëpuni­mit për migracioni­n, lëvizshmër­inë, kufijtë, si dhe për të luftuar terrorizmi­n dhe krimin e organizuar do të jenë parametrat thelbësorë të një partnerite­ti që është shumë më i gjerë dhe shumë më i thellë. Qytetarët në Tiranë, në Vjenë apo në Bruksel duan të gjithë të njëjtën gjë: një Europë të sigurt, të begatë, të lirë dhe të lëvizshme. Vetëm duke u afruar politikish­t, në mënyrë operaciona­le dhe në të ardhmen, pasi gjithçka të ketë avancuar si duhet, edhe në mënyrë institucio­nale, ne do të mund t'ia sigurojmë këtë qytetarëve tanë. * Komisioner i BE- së për Migracioni­n dhe Çështjet e Brendshme

Shqipëria ishte vendi i parë që arriti një marrëveshj­e për marrëveshj­en e statusit me Bashkimin Europian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia Europiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të cilën unë e siglova më 12 shkurt 2018. Këshilli miratoi më 13 korrik 2018 propozimin e Komisionit për të autorizuar nënshkrimi­n e asaj marrëveshj­eje

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania