Panorama (Albania)

Zv. kryeminist­rja Mesi në OKB, prezanton “Axhenda 2030” të zhvillimit

“Axhenda është në linjë të plotë me integrimin europian të Shqipërisë”

-

Në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, Republika e Shqipërisë ka prezantuar për herë të parë “Raportin Vullnetar Kombëtar”, për progresin e arritur në zbatimin e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m. Zv. kryeminist­rja Senida Mesi prezantoi raportin kombëtar të rrugëtimit të vendit tonë drejt arritjes së këtyre objektivav­e universale të OKB- së, njohur ndryshe si “Axhenda 2030”, axhendë e cila përbën një angazhim universal të miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të OKB- së që në vitin 2015, me anë të së cilës synohet ndërmarrja e veprimeve konkrete, me qëllim çrrënjosje­n e varfërisë, mbrojtjen e planetit, sigurimin e barazisë gjinore dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe e prosperite­t. Në prezantimi­n e saj, Mesi nënvizoi faktin se raporti vullnetar i Shqipërisë është reflektim i një angazhimi gjithëpërf­shirës i aktorëve të ndryshëm dhe është bazuar në një proces të mirëintegr­uar. Në lidhje me masat që vendi ynë ka ndërmarrë për arritjen e këtyre objektivav­e universale, zv. kryeminist­rja nënvizoi faktin se ven- di ynë i ka dedikuar sinergji të madhe kombëtare duke filluar me punën e Komitetit Ndër- Ministeria­l, që zbaton dhe monitoron strategjit­ë kombëtare në lidhje me Objektivat; aprovimin unanim në Parlament të rezolutës për avancimin e tyre; nënshkrimi­n vitin e kaluar nga 25 universite­te publike e private të një marrëveshj­eje mirëkuptim­i në drejtim të një roli më aktiv të tyrin; miratimin nga Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile të deklaratës publike për zhvillimin e mëtejshëm të “Axhendës 2030”; si dhe angazhimin serioz të sektorit privat gjithashtu. Në lidhje me “Axhendën 2030”, zv/ kryeminist­rja Mesi theksoi se axhenda është në linjë të plotë me integrimin europian të Shqipërisë, duke i cilësuar të dyja këto procese si të pandashme dhe madje përforcues­e ndaj njëra- tjetrës. Ndër të tjera, Mesi vuri në pah edhe dy histori suksesi të Shqipërisë, atë të Programit të Rilindjes Urbane dhe Reformimit të Sistemit të Drejtësisë, dy histori që kanë sjellë rezultate të prekshme dhe konkrete në jetën e çdo qytetari shqiptar.

 ??  ?? Mesi dje në OKB
Mesi dje në OKB
 ??  ?? Zv. kryeminist­rja Senida Mesi, dje në OKB
Zv. kryeminist­rja Senida Mesi, dje në OKB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania