Panorama (Albania)

Meta s’ka vendosur për Teatrin, Veliaj: Do triumfojë dashuria

Presidenti: Nuk do ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjës­ive të mia

- FATION BINJAKU

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar dje se nuk do të ndikohet nga askush për dekretimin ose jo të ligjit që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ilir Meta ishte dje së bashku me kryebashki­akun Erion Veliaj në aktiviteti­n e "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", ku më pas u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin që ai do të mbajë për ligjin e shumëdebat­uar të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Meta tha se ishte duke e shqyrtuar ligjin e qeverisë, i cili u kundërshtu­a fort nga opozita dhe nga artistët në seancën e 5 korrikut. "Ende nuk mund të jap një prononcim për këtë çështje pasi jemi duke e shqyrtuar, por besoj se lajmi më i rëndësishë­m që mund të jap sot dhe të cilin tashmë ju e keni marrë, është krijimi i kësaj aleance për dhurimin e gjakut", u shpreh Meta. I pyetur nëse do të pranojë të ulet dhe të dëg- jojë kërkesat e artistëve për të refuzuar ligjin e qeverisë, Meta tha i prerë: "Unë dua t'ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjës­ive që ka Presidenti i Republikës në mbajtjen e qëndrimeve dhe vendimeve të tilla".

QËNDRIMI

Ndërkohë dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se do të gjendej vullneti për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me debatin për Teatrin, kryebashki­aku tha se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re moderne, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët. "Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus pub- lik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe te popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim", u shpreh Veliaj.

Ende nuk mund të jap një prononcim për këtë çështje pasi jemi duke e shqyrtuar. Unë dua t'ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjës­ive që ka Presidenti i Republikës në mbajtjen e qëndrimeve dhe vendimeve të tilla", tha Meta

Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë. Siç e tha i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim", u shpreh Veliaj

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania