Panorama (Albania)

Vokshi: Rama mashtroi, "Fusha" s'është kufitare me truallin e Teatrit

-

Partia Demokratik­e ka publikuar dje fakte të reja, që, sipas tyre, tregojnë se Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryebashki­aku Erion Veliaj ka gënjyer Kuvendin. Sipas Albana Vokshit, argumenti kryesor në ligjin e miratuar në Parlament që i hapte rrugën kompanisë "Fusha" për të ndërtuar Teatrin, ishte fakti se është pronare e truallit kufitar me Teatrin. Por në hartën e publikuar nga PD, sipas Vokshit, firma "Fusha" ka në pronësi vetëm 298 m2, të cilat nuk janë në kufi me truallin e Teatrit Kombëtar. "Argumenti kryesor, siç shkruan qeveria në shpjegimin e ligjit, është se propozimi i ' Fusha ShPK' për të ndërtuar te teatri, u pranua edhe për faktin se kompania është pronare kufitare. Ky është një mashtrim skandaloz që u bëhet shqiptarëv­e, i bëhet Presidenti­t të Republikës dhe Komisionit Europian që po shqyrton çështjen! Pavarësish­t se Edi Rama e ndaloi kryeregjis­truesin e pronave të informonte Parlamenti­n për pronën e kompanisë ' Fusha ShPK', Partia Demokratik­e ka zbuluar mashtrimin e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanisë ' Fusha'! E vërteta është se: ' Fusha ShPK', të cilin Edi Rama po e përdor si kompani guaskë për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsion­it, nuk është pronar kufitar me pronën e Teatrit, siç thotë qeveria në ligj. Kompania ' Fusha' ka në pronësi të saj vetëm 298 metra katrorë jo kufitarë me Teatrin, siç duket qartë në hartë. Ose thënë ndryshe, më pak se 3 për qind të të gjithë sipërfaqes që Rama kërkon t'ia falë me ligj. Edi Rama dhe kukullat e tij, Veliaj e Kumbaro, kanë gënjyer qëllimisht Kuvendin! Kjo është një arsye e mjaftueshm­e që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv ' RamaFusha'", tha dje Vokshi. Deputetja e PD- së kërkoi nga Prokuroria të hetojë këtë çështje, duke treguar se nuk është e varur politikish­t.

 ??  ?? Albana Vokshi
Albana Vokshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania