Panorama (Albania)

Revokimi i vizës dhe pasuria “djegin” gjyqtarin Zeneli

Gjetjet e KPK- së: SHBA ia revokoi të dyja vizat gjyqtarit, nuk justifikon pasurinë

- ERALD DELIU

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Ky i fundit, sipas KPK- së, ka pasuri të pajustifik­uar dhe ambasada e SHBA- ve ia ka revokuar vizat. Vendimi u shpall dje në orën 10: 00 nga trupa gjykuese me kryesuese Etleda Çiftjen, Xhensila Pinen dhe Valbona Saxhaktari­n.

Zeneli bëhet kështu anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që shkarkohet nga detyra, duke e lënë këtë Gjykatë me vetëm gjashtë anëtarë. Ndërkohë, para tij janë shkarkuar Admir Thanza dhe Tom Ndreca, ndërsa Edmond Islamaj është i vetmi që ka kaluar. Nga ana tjetër, këtë muaj do të dalin para KPK- së edhe kryetari i kësaj Gjykate, Xhezair Zaganjori dhe gjyqtari Medi Bici. Sipas gjetjeve të KPK- së, gjyqtari Artan Zeneli nuk ka deklaruar në formularët e DSIK se i është revokuar në vitin 2017 viza amerikane. Mirëpo, gjyqtari Zeneli është mbrojtur duke thënë se ai në atë kohë kishte dy pasaporta. Sipas Zenelit, ai është thirrur në janar nga Konsullata Amerikane dhe është njoftuar se i është anuluar viza turistike B1/ B2. Mirëpo, Zeneli tha se kishte pasaportë tjetër me një vize A1, zyrtare, dhe ndaj nuk e deklaroi në DSIK revokimin e vizës. “Është bërë një ngatërrese, pasi DSIK më ka shpallur fillimisht të përshtatsh­ëm për detyrën. Më pas doli çështja e vizës turistike. Unë e them me përgjegjës­i se nuk më është ndaluar hyrja në SHBA, por vetëm më është revokuar viza turistike. Më pas kam kërkuar informacio­n nëse mund të shkoja në SHBA me pasaportën tjetër dhe këtë vit jam njoftuar se më është revokuar edhe viza zyrtare A1. Kjo ndodhi pasi DSIK ndryshoi raportin, duke më konsiderua­r si të papërshtat­shëm për vazhdimin e detyrës”, ka shpjeguar Zeneli në seancën dëgjimore. Sipas trupës gjykuese, Zeneli kishte probleme edhe me pasurinë. Kështu, nga hetimi administra­tiv ka rezultuar se gjyqtari ka mo- spërputhje mes deklarimev­e periodike dhe atyre të vetingut për një vilë 260 metra katrorë, të blerë në vitin 2007 në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Tiranë, një apartament 170 metra katrorë, dy apartament­e banimi në rrugën “Sami Frashëri” dhe një apartament në Golem me sipërfaqe banimi 74 metra katrorë dhe tarracë po kaq. Mirëpo, gjyqtari Zeneli ka deklaruar se të gjitha pasuritë që ai ka, i ka blerë në kohën kur ka punuar si avokat dhe asnjë pasuri nuk ka shtuar si gjyqtar. “Të ardhurat dhe pasuria ime i përkasin periudhës para se të bëhesha gjyqtar. I kam deklaruar ashtu siç kanë qenë në realitet. Theksoj se kam pasur të ardhura rreth 170 milionë lekë pasuri. Nga dita që jam bërë gjyqtar, pasuria ime vetëm ësh- të pakësuar”, ka thënë Zeneli. Ai e ka nisur karrierën si gjyqtar në vitin 1991 dhe është shkëputur për rreth 10 vjet, duke ushtruar profesioni­n e avokatit nga viti 1999 deri në vitin 2009 ku u rikthye në sistem. Në vitin 2012, ai është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, me gjithë kundërshti­në e ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

 ??  ?? Artan Zeneli, dje në KPK
Artan Zeneli, dje në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania