Panorama (Albania)

Shkarkimi i Ndrecës e Thanzës, Berisha: Rama urren veriorët

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka komentuar dje vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili largoi nga sistemi i drejtësisë dy gjykatësit e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca. Në komentin e tij, Berisha tha se procesi i vetingut po kryhet si një “hakmarrje primitive”, duke akuzuar Kryeminist­rin Rama se është pas këtij procesi. Berisha tha se largimi i Thanzës dhe Ndrecës, vjen si pasojë e asaj që ish- Kryeminist­ri e quajti si “urrejtja e Ramës për origjinën nga veriu”. “Rroftë reforma, poshtë drejtësia! Të dashur miq, dje, në emër të vetingut, dy gjykatës të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca dhe Admir Thanza, u nxorën jashtë sistemit të drejtësisë. Duke mbështetur në çdo rast zbatimin e ligjit, natyrisht, kurrë me dy dhe tre standarde, këtu nuk do të merrem me analizën e procesit të vetingut, që ka degraduar publikisht në një proces që zhvillohet në tërësi, me ndonjë përjashtim rastësor, me listë dhe si hakmarrje primitive dhe gjueti shtrigash e në shenjen e urrejtjes së Edvin Kristaq ndaj origjinës nga veriu apo asaj klasore të vetuarve”, shkruan ish- Kryeminist­ri. Për Sali Berishën, vendimet e KPK- së janë diktuar nga Rama, i cili, sipas tij, paralizoi Gjykatën e Lartë. “Por, do të theksoj këtu se me vendimet e djeshme, krye- krye- kreu Edvin Kristaq Rama i dha goditjen e mëshirës dhe de facto asgjësoi apo paralizoi edhe Gjykatën e Lartë të vendit, dhe së bashku me të asgjësoi edhe sistemin universal tri shkallë kushtetues të Drejtësisë në Shqipëri dhe Kushtetutë­n e vendit e shndërroi në një letër pa vlerë. Pra, për të gjithë ata shqiptarë që i thonë Kushtetutë­s së vendit Kushtetutë dhe sistemit të Drejtësisë, sistem drejtësie, në Shqipëri, pushteti gjyqësor i ndërtuar sipas Kushtetutë­s, si në çdo vend të lirë të botës, në tri shkallë, ka rënë, dhe Kushtetuta ka vdekur. Sot, narkorepub­lika orelliane e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra, pa shkallë të tretë”, shkruan Berisha. Në komentin e tij, ish- kreu i PD thekson se me paralizimi­n e Gjykatës së Lartë dhe shndërrimi­t të Gjykatës Kushtetues­e në një “kadavër”, këto pushtete janë transferua­r në zyrën e Ramës. “Pas paralizës së plotë të Gjykatës së Lartë, me vendimin e djeshëm të vetoreve të Edivinit dhe pas grushtit të shtetit brenda shtetit dhe asgjësimit po me vetoret e Edvinit të Gjykatës Kushtetues­e dhe shndërrimi­t të saj në një kadavër kushtetues­e, të gjitha fuqitë e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e janë transferua­r de facto në zyrat e kryekrye- kreut Edvin Kristaq Rama. Me këto akte që përmbysën Kushtetutë­n dhe vetë rendin kushtetues të vendit, Reforma e Drejtësisë e realizoi qëllimin e saj sorosjan, shndërrimi­n e Drejtësisë në Shqipëri, në degë të ekzekutivi­t të Edvin Kristaq Ramës”, shkruan ai.

 ??  ?? Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania