Panorama (Albania)

Zv/ kreu i Prokuroris­ë së Tiranës akuzohet për fshehje të pasurisë

- Arben Nela

Zv/ drejtuesi i Prokuroris­ë së Tiranës, Arben Nela, ka fshehur pasurinë. Në këtë përfundim ka dalë hetimi administra­tiv i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Ditën e djeshme, ai u përball me vetingun në seancë dëgjimore. Relatorja Etleda Çiftja tha se vlerësimi për Nelën është kryer vetëm në kriterin e pasurisë. ILDKPKI, në raportin e dërguar KPK- së, thotë se Nela ka bërë deklarime të pasakta, nuk ka pasur burime të mjaftueshm­e financiare dhe ka fshehje pasurie. Nga hetimi i KPK- së ka rezultuar se Nela ka mospërputh­je në deklarata për blerjen e një apartament­i 99.4 m2 në Tiranë me vlerë 41,251 euro. Prokurori Nela dhe bashkëshor­tja kanë dek- laruar si burim të ardhurat e tyre nga paga dhe një hua prej 25,000 euro nga e motra e bashkëshor­tes së prokurorit. KPK konstaton se nuk përputhen koha dhe pagesat që i janë bërë kompanisë së ndërtimit. Gjithashtu, problem për prokurorin është edhe një banesë në Lanabregas, të ndërtuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij gjatë viteve ‘ 99- 2000. Prokurori zotëron 93 metra katrorë të shtëpisë dhe një truall 1000 metra katrorë. Mirëpo, sipas KPK- së, ka mospërputh­je me deklaratat e bëra për efekt legalizimi dhe deklaratav­e periodike, ku në vitin 2005 është pretenduar se trualli është tokë publike, ndërsa në vitin 2010 Nela ka thënë se është blerë nga i ati. Gjithashtu, sipas KPK- së vlera e deklaruar e banesës për 500 mijë lekë nuk është reale. Probleme kishte edhe me apartament­in e vlerë nga bashkëshor­tja e prokurorit në vitin 2012 me një vlerë 52 mijë euro. Sipas KPK- së, bashkëshor­tja e prokurorit ka mungesë të burimeve në vlerën 12 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania