Panorama (Albania)

Gjyqtarja Kosova dhe prokurorja Sevdari kalojnë vetingun

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka vendosur ditën e djeshme që të rikonfirmo­jë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosovën. Vendimi për gjyqtaren Kosova u mor në unanimitet nga trupa gjykuese. Ajo bëhet e para gjyqtare nga Apeli i Krimeve të Rënda, që kalon në sitën e vetingut me sukses. Kosova nuk kishte probleme as me pasurinë, as me integritet­in e figurës dhe as me aftësitë profesiona­le. Vetë gjyqtarja ishte e pranishme në sallë kur u dha vendimi për të. “Kam ndjekur gjatë gjithë jetës sime ligjin dhe Kushtetutë­n”, pati thënë Kosova në seancën dëgjimore ndaj saj. Po kështu, po ditën e djeshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi të rikonfirmo­jë në detyrë edhe prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Edhe kjo e fundit nuk kishte probleme me pasurinë dhe integritet­in e figurës. E vetmja çështje që u diskutua në seancën dëgjimore ndaj saj ishte ajo e mosankimim­it në kohë të një vendimi për pushimin e çështjes për një ish- zyrtar që nuk kishte pranuar të deklaronte pasurinë. Prokurorja Sevdari kishte kërkuar 4 muaj burgim për shtetasin G. D. dhe nuk e kishte ankimuar në kohë vendimin e Shkallës së Parë për shkak të një familjari të sëmurë, për të cilin duhej të kujdesej. “Ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshm­e prej meje që të kujdesesha në atë kohë për një familjar timin, që ishte i sëmurë rëndë. Në momentin që jam njohur me vendimin e zbardhur kam kërkuar rivendosje­n në afat”, tha prokurorja në seancën dëgjimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania