Panorama (Albania)

Bushati: Negociatat me Greqinë, pa rishikim kufijsh

“Komunikimi me Metën? Nuk ka nevojë për protagoniz­ëm”

- ARISTIR LUMEZI

Negociatat me Greqinë nuk kanë përfunduar, janë në proces dhe prej tyre nuk do të ketë ristruktur­ime kufijsh.

Kështu deklaroi sot, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një prononcim për mediat, pas zhvillimit të një seance dëgjimore në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kuvendit lidhur me procesin e integrimit të vendit tonë në BE. “Nuk bëhet fjalë as për ristruktur­im kufijsh, as për të rishkruar kufijtë, etj., etj. Janë të gjitha akte ndërkombët­are detyruese si për Shqipërinë, dhe për Greqinë për sa i përket kësaj çështje. Bëhet fjalë thjesht për një proces teknik që ka të bëjë me Piramidat dhe mirëmbajtj­en e tyre në kufirin tokësor. Sikundër në të shkuarën, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që ka pas incidente kufitare. Me vendet e tjera kufitare kemi marrëveshj­e të ngjashme dhe me Greqinë duam të kopsitim të njëjtin proces”, tha ministri Bushati. I pyetur për komunikimi­n me Presidenti­n e republikës në lidhje me këto negociata, Bushati tha se nuk ka nevojë për protagoniz­ëm apo bllokime. “Është një komunikim institucio­nal, jemi përpjekur për të shkuar përtej thjesht detyrimeve që përcakton ligji. Dhe besoj se do të vijojë i tillë deri në fund të këtij procesi. E kam thënë disa herë që nuk ka asnjë arsye për protagoniz­ëm apo bllokim për sa i përket këtij procesi, ku ne të gjithë duhet ta konsideroj­më veten pjesë të një ekipi”, u shpreh Bushati. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme nuk e mohoi faktin se brenda grupit negociator ka pasur qëndrime të ndryshme. “Është krejt normale që në një grup të madh, siç është grupi i ekspertëve shqiptarë, të ketë diskutime, ka një dosje super voluminoze në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, mbi 1000 faqe që është produkt i punës së ekspertëve. Për çështje të ndryshme ka pasur gjithmonë opsione nga më të ndryshme. Por ju garantoj që në tryezën e bisedi- meve, jo për këtë proces, por për çdo proces tjetër të ngjashëm, Shqipëria flet me një zë siç imponon ligji”, deklaroi Bushati. Ministri hodhi poshtë edhe raportimet në media se negociatat kanë përfunduar. “Pavarësish­t si është raportuar në media, negociatat nuk kanë përfunduar. Jemi në proces bisedimesh. Nuk e konfirmoj se do të mbyllen brenda dy javësh. Procesi kërkon kohën e vet”, deklaroi kreu i MEPJ, Bushati. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetues­e është vija e kuqe për palën shqiptare, por jo për atë greke. “Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e është imponues dhe vijë e kuqe për ne dhe nuk është e njëjta gjë për Greqinë. Nuk ka humbur Greqia as një luftë me ne dhe as ne me Greqinë, që vendimi i një Gjykate të ketë efekt dhe në vendin tjetër”, tha Bushati. Sipas ministrit Bushati, ka shumë dezinformi­m, në radhë të parë nga Partia Demokratik­e, por jo vetëm. “Flitet për kilometra katrorë det, zona potenciali­sht naftëmbajt­ëse, fshirje të nocionit të çështjes çame etj. Ka një tentativë të orkestruar për ta mbajtur këtë marrëdhëni­e në presion dhe për të mos çliruar energji pozitive. Ne jemi të vendosur për të çuar përpara dhe për t’i adresuar të gjitha çështjet e axhendës me Greqinë një e nga një”, tha ai.

 ??  ?? Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania