Panorama (Albania)

Gjykatat, Meta: Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpuno­jnë

-

Presidenti Meta i kërkoi dje qeverisë dhe opozitës të bashkëpuno­jnë për të kapërcyer ngërçin që po krijohet me institucio­net e drejtësisë, siç janë Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë. “Sa u takon disa çështjeve që u takojnë zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila është një reformë e thellë, madhore dhe komplekse, duke shprehur mbështetje­n time për ecurinë e kësaj reforme, dua t’u siguroj të gjithëve për përmbushje­n e detyrimeve ligjore që ka Presidenti i Republikës për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparen­te. Po kështu, duhet të theksoj rëndësinë e bashkëpuni­mit midis qeverisë dhe opozitës për të tejkaluar çdo moment të vështirë apo të paparashik­uar, i cili mund të verë në vështirësi funksionim­in e institucio­nit të drejtësisë, krijimin e institucio­neve të reja aq të domosdoshm­e që ato të mar- rin përgjegjës­i në një kohë të shpejtë dhe të kenë mbështetje maksimale”, tha presidenti Meta i pyetur nga gazetarët. Në lidhje me marrëveshj­en e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, kreu i shtetit kërkoi që ajo të bëhet sipas përcaktime­ve kushtetues­e. “Dua të theksoj angazhimin tim të plotë në respekt të Kushtetutë­s dhe të frymës konstrukti­ve, që është shumë e rëndësishm­e të mbizotëroj­ë në marrëdhëni­e me të gjithë fqinjët dhe pa dyshim edhe me Greqinë si një fqinj i veçantë dhe i rëndësishë­m. Është e rëndësishm­e të kuptojmë që ky është një proces, i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombët­are dhe së dyti edhe në respekt të Kushtetutë­s dhe të legjislaci­onit përkatës të çdo vendi”, tha Meta.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania