Panorama (Albania)

Apeli rrëzon PD për pavlefshmë­rinë e mandateve të këshilltar­ëve të PS

-

Gjykata e Apelit Administra­tiv në Tiranë ka vendosur ditën e sotme që të rrëzojë Partinë Demokratik­e për pavlefshmë­rinë e gjashtë mandateve të këshilltar­ëve të majtë në Bashkinë e Tiranës. Vendimi i Apelit Administra­tiv është shpallur ditën e djeshme dhe rrëzon vendimin e Shkallës së Parë që e kishte marrë në konsiderat­ë këtë kërkesë, duke e cilësuar si të pabazuar në ligj dhe në prova. Kujtojmë se grupi i këshilltar­ëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kishte bërë padi për shpalljen e pavlefshme të 6 mandateve të këshilltar­ëve të majtë që zëvendësua­n ata, që u kandiduan dhe hynë si deputetë të majtë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Bëhej fjalë për mandatet e Elona Hoxhës, Elisa Spiropalit, Klotilda Bushakës, Kozeta Finos dhe Maria Myridinas dhe Loida Kërpacit. Këta u zëvendësua­n nga Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri Jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini. Vendimi u shpall ditën e djeshme me relatore Bernina Kondin. Gjykata e Apelit Administra­tiv vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë. Rrëzimin e kërkesë padisë, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Më 2 shkurt 2018, Gjykata Administra­tive shpalli të pavlefshëm mandatet e 6 anëtarëve të Këshillit të Bashkiak të Tiranës. Ata e morën mandatin si zëvendësue­s të këshilltar­ëve të majtë që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. Për PD- në, zëvendësim­i i tyre ishte i paligjshëm. Padia e PD- së në Administra­tive erdhi në një kohë kur debatohej fort ng- KËSHILTARË të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës u zëvendësua­n me të tjerë pas zgjedhjes si deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ritja e çmimit të ujit të pijshëm, e cila u miratua edhe me rrjedhjen e disa votave nga këshilltar­ë të LSI- së. Për këtë arsye, grupi i këshilltar­ëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës kërkoi nga Administra­tivja që të rrëzohen edhe një sërë vendimesh të marra në këshill me votat e këtyre mandateve.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania