Panorama (Albania)

Rama: Ndjekje penale për ata që sorollatin qytetarët

-

Kryeminist­ri Edi Rama tha se të gjithë ata zyrtarë që sorollatin qytetarët në sportele, do të shkojnë për ndjekje penale. Dje, kreu i qeverisë zhvilloi takimin e radhës me koordinato­rët kombëtarë të Platformës së Bashkëqeve­risjes, ku u dëgjuan edhe disa dëshmi të qytetarëve që kishin marrë shërbimin prej saj. Me lot në sy, zonja Hasmeta tha se kishte shkuar 7 herë në sportelin e Hipotekës së Tiranës dhe nuk merrte dot certifikat­ën. Ajo kishte mbaruar punë për 10 ditë pasi i ishte drejtuar platformës. “Është një rast, për fat të keq, jo i shkëputur. Është një rast tipik dhe dëshmia e zonjës vlen për të inkurajuar të gjithë ata që kanë më shumë se një vajtjeardh­je në hipoteka, që të mos shkojnë më në hipotekë, por të drejtohen te Platforma, në mënyrë që ecejaku i tyre të marrë fund, problemi i tyre të zgjidhet. Por, me këtë rast, të identifiko­hen edhe personat që i prodhojnë këto tortura krejtësish­t të paligjshme dhe t’i ndëshkojmë. Faktikisht, zonja dhe bashkëshor­ti i saj e kanë zgjedhur problemin, por personat që janë shkaktarë të problemit janë në proces ndëshkimor administra­tiv dhe do të vlerësohet deri në fund nga Task- forca antikorrup­sion e Ministrisë së Drejtësisë, nëse jemi përballë një situate të veprës penale dhe pastaj, me gjasë, ata do të dërgohen në Prokurori”, tha Rama. Ai u bëri thirrje sërish qytetarëve që t’i drejtohen platformës për çdo problem që u krijohet në zyrat e shtetit. “Ti drejtohen platformës sepse kështu, me një gur, vrasim dy zogj, zgjidhim një hall, adresojmë një problem, por nga ana tjetër identifiko­jmë punonjësit në zyrat e shtetit që meritojnë t’iu tërhiqet veshi kur kanë gabuar pak apo të ndëshkohen administra­tivisht dhe të largo- hen nga puna kur kanë gabuar shumë apo të shkojnë për ndjekje penale kur nuk bëhet fjalë për një gabim, por për një faj”, tha Kryeminist­ri. Ai tha se shumë shpejt do të bëhet dhe raporti i transparen­cës, i cili do të evidentojë abuzuesit me detyrën. “Për të gjitha këto raste do të ketë masa. Ne po punojmë për një format të ri të raportit transparen­t të masave për të gjithë ata që janë pengesë. Një pjesë sigurisht bëhen pengesë si raport i një kulture mizerabël që është krijuar për vite të tëra, një pjesë tjetër bëhen pengesë, sepse janë parazitë dhe një pjesë tjetër, sepse janë grabitqarë. Me këto dy kategoritë e fundit, ne kemi vetëm një rrugë dhe një gjuhë, largimin nga puna ose ndjekje penale. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër”, tha Rama.

 ??  ?? Rama, dje me kordinator­ët kombëtarë të Bashkëqeve­risjes
Rama, dje me kordinator­ët kombëtarë të Bashkëqeve­risjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania