Panorama (Albania)

Pronari i lokalit e pëson pas sherrit me fqinjët

Njazi Pilafi, i dyshuar për lidhje me kontingjen­t krimi

-

PESHKOPI- Ka rënë në “rrjetën” e Policisë një 52vjeçar nga qyteti i Peshkopisë. Ka mjaftuar një sherr mes tij dhe fqinjëve që efektivët e Komisariat­it të Dibrës të ushtronin kontroll në lokalin e Njazi Pilafit. Nga kontrolli, Policia ka sekuestrua­r lëndë plasëse, fitil zjarrpërcj­ellës dhe kapsolla detonatore. Policia lokale e ka motivuar aksionin e saj në vijim të punës për parandalim­in e ngjarjeve kriminale, parandalim­in e konfliktev­e dhe goditjen e paligjshmë­risë. Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se nga specialist­ët për hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi. Mësohet se arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit, në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura 7 copë kallëpe me lëndë plasëse ( me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcj­ellës. Policia po heton intensivis­ht për të zbuluar qëllimin e posedimit të këtyre lëndëve plasëse, të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe që shkaktojnë dëme të mëdha nëse vendosen në objekte të caktuara. Nuk është ende e qartë nëse Pilafi grumbullon­te dhe shiste lëndë plasëse apo ishte transportu­es i tyre. Ndërkohë po hetohen lidhjet e mundshme të tij me kontingjen­te të Policisë. Aktualisht, dibrani do dalë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. a. l.

 ??  ??
 ??  ?? Municionet e sekuestrua­ra
Municionet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania