Panorama (Albania)

DËSHMIA E PARË

-

Autori i dyshuar, Elvis Hoxha ka ndryshuar dëshminë e tij në seancën e fundit. Ai pretendon se nuk është autori i vrasjes së 23vjeçari dhe se nuk ka qenë në vendngjarj­e në momentin e krimit. Seanca gjyqësore u shty me 25 korrik për shkak se trupa gjykuese pret të njihet me disa prova të reja. Pritet që të sillen si provë qelizat telefonike të autorit të dyshuar sepse ai pretendon se në momentin e vrasjes ka qenë në Malësinë e Madhe te dajat e tij dhe jo në lokalin pranë Zooteknikë­s ku ndodhi ngjarja. Po ashtu pritet të thirren dëshmitarë­t okularë të ngjarjes për të dëshmuar, ku në total janë 8 dëshmitarë. Prokuroria ende nuk ka dalë me pretencën, por në provat e paraqitura është arma e krimit që është gjetur në momentin e arrestimit të Elvis Hoxhës, xhaketa e autorit të dyshuar që Prokuroria pretendon se ka mbetje baruti në të dhe deklaratat e disa prej dëshmitarë­ve pak ditë pas vrasjes së ndodhur. Fillimisht, Elvis Hoxha në paraburgim, edhe para nisjes së gjyqit ka pranuar autorësinë, por më pas e ka ndryshuar versionin e tij duke pretenduar se ka qenë në Malësi të Madhe kur ka ndodhur vrasja dhe se nuk ka lidhje me atë krim. Tashmë, pritet zhvillimi i seancës së radhës më 25 korrik dhe seancave të tjera për të parë vendimin përfundimt­ar të kësaj çështjeje. Hermis Beqiri u qëllua mbrëmjen e 5 nëntorit 2017 teksa ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tjerë. Sherri erdhi pas një loje për një kapele që viktima mendohet se ia ka vënë në kokë autorit të dys- huar dhe pas një debati, 23vjeçari Beqiri e ka rrahur Hoxhën. Pas debatit, Elvis Hoxha, 17 vjeç në momentin e krimit, dyshohet se është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar ndaj Hermes Beqirit. Ky i fundit mbeti i plagosur, por pas disa orësh ndërroi jetë në spital. Policia arrestoi autorin e dyshuar mbrëmjen e ngjarjes në një ndërtesë në fshatin Grudë. Në momentin e Gjatë marrjes në pyetje, Elvis Hoxha pranoi se ishte ai autori që qëlloi me automatik në drejtim të 23- vjeçarit Beqiri. “Po, unë e kam qëlluar Hermes Beqirin. Jam penduar për çfarë kam bërë. Kërkoj mëshirë nga drejtësia”, deklaroi në nëntor 2017, adoleshent­i. “Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatiku­n dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera ai. Përveç tij, Policia arrestoi dhe një tjetër të ri si bashkëpunë­tor. arrestimit, Hoxhaj mbante në dorë automatiku­n dhe fare pranë kishte edhe motorin me të cilin ishte larguar. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë ka rënduar akuzën ndaj Elvis Hoxhaj teksa nga “vrasje me dashje” e kryer në bashkëpuni­m do të gjykohet për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpuni­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania