Panorama (Albania)

Zhani Terpini: Pamjet nga rrëzimi i diktatorit, që nuk u shfaqën kurrë

- Zhani Terpini

Për Zhani Terpinin është një nga ditët më të vështira, por e mbledh veten për të thënë dy fjalë. I ati nuk jeton më, ndërsa është ende po aq i pranishëm te këshillat dhe kujtimet që ka lënë në çdo kënd të shtëpisë. Fotografi Zhani Terpini tregon për të atin dhe xhirimet e rënies së monumentit të Enver Hoxhës, që nuk janë shfaqur kurrë.

Është e rëndë të humbasësh prindërit...

Më duket sikur do vijë prapë.. Por këshilltar­i është aty dhe gjithçka në shtëpi më kujton jetën me babin.

Ju jeni fotograf, duket se syrin e artistit e trashëguat prej tij..

Kam jetuar me të, e kam të trashëguar. Brenda trupit tim është shpirti i tij. Shkëndija e talentit të operatorit është brenda meje. Edhe pse unë kam mbaruar për pikturë, më pas iu futa fotografis­ë, dëshira ime e madhe ka qenë të bëhem operator.

Kolegët e kujtojnë si të papërtuar, madje që rrezikonte shumë, a ka ndikuar në zgjedhjet tuaja, ka qenë kërkues?

Nuk e kisha baba, ishte një edukator, mësues. Ishte tepër i rreptë, tepër kërkues dhe mua më dukej vetja gjithnjë sikur isha në ndonjë akademi. Kërkonte gjithnjë shumë më tepër.

Çfarë do të bëni me veprat që ai ka lënë pas.

Nëse do të më krijohen mundësitë, me ndihmën e shtetit, do kisha dashur të hapja ndonjë galeri, pasi ai ka mbi 40 filma artistikë. Është një arkivë personale shumë e pasur. Ka xhirime, por edhe fotografi, që nga periudha e komunistit, te rrëzimi i monumentit të diktatorit, deri në ditët tona. Në momentin e rënies së monumentit, kur në Tiranë kishte shumë pak kamera për të regjistrua­r, ai shkoi në Kinostudio dhe mori kamerën e punës dhe ka bërë xhirime, të cilat nuk janë shfaqur asnjëherë. Ky është një “sekret”, që e di vetëm Arkivi i Filmit. Janë pamje të pashfaqura? Po, nuk janë shfaqur asnjëherë. Të gjithë kemi parë momentin e rrëzimit, por unë kam qenë prezent kur turma e ka ngritur dhe e ka mbajtur një pjesë rruge. Dhe është xhiruar që kur u tërhoq i shkatërrua­r, derisa mbërriti në “Qytetin Studenti”. Përse ai vetë nuk i ka shfaqur më vonë? Në periudhën kur ato u xhiruan, ishte i detyruar që t’i dorëzonte në shtet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania