Panorama (Albania)

Mitro: Si e xhiruam “Dimrin e fundit” në minus 14 gradë

-

Vetëm syri i Ilia Terpinit mund të kapte kërcimin e një ketri nga njëra degë në tjetrën, në një terren të mbuluar nga dëbora dhe në minus 14 gradë. Regjisori Kristaq Mitro ishte i ri atëherë dhe Ilia terpini iu bë një udhërrëfye­s në filmin e tij të parë, “Dimri i fundit” ( 1976). “Bashkë me Ibrahim Muçën, që nuk jeton më, kemi punuar me Ilia Terpinin në filmin “Dimri i fundit”. Ishte filmi ynë i parë dhe ishte Ilia Terpini që na këshillont­e, orientonte, pasi ai kishte eksperienc­ë shumë të madhe, ndërsa ne ishim fare të rinj. Gjëja e parë që tha ishte: ‘ Me borën nuk bëhet shaka, duhet të dimë si t’i ndërtojmë gjërat atje’. Ishte një temperatur­ë minus 14 gradë dhe kishim 27 gra me vete që duhet t’i drejtonim e t’i orientonim për çdo mizanskenë dhe detaje të tjera ta filmit. Me Ilian puno- hej mjaft mirë, pasi të shkarkonte streset. Siç ju thashë, ishte filmi ynë i parë dhe vetvetiu kishim ngarkesë. ‘ Dimri i fundit’ kishte vështirësi­të e veta, por edhe kënaqësitë e veta, sepse ishte një film që kërkonte masivitet të madh. Siç e dini, filmi ka shumë figurantë, një numër të madh grash e gjermanësh, që lëvizin në një terren shumë të vështirë. Ilia ishte një optimist i çuditshëm. Ishte i ri atëherë, i fuqishëm dhe na këshillont­e për çdo gjë”. Mitro kujton se ndihma e Terpinit ishte e pazëvendës­ueshme në ato rrethana. “Edhe kur punonim, kur ishin momente të vështira, ai thoshte: ‘ Kjo është rruga që duhet ndjekur’. I gjente gjithnjë zgjidhjet. Bashkëpuno­nte me piktorin Shyqyri Sako, që kishte mbaruar në Moskë. Ky bashkëpuni­m i dha mundësinë filmit të shkonte shumë mirë. Nëse ju kujtohet momenti i ketrit që lëvizte në pyll, ishte diçka që ne po e kërkonim dhe nuk po e gjenim dhe në momentin që po xhironim me gjermanët, ai e pa, lëvizi aparatin dhe e xhiroi”, thotë regjisori, teksa shton se Terpini ishte rezultat i një pune të gjatë dhe kërkuese. “Kinostudio ka qenë një akademi ku prodhohesh­in operatorë, drejtorë fotografie, regjisorë dhe s’ishte aq e thjeshtë të bëje filma artistikë. Duhet të kishe kaluar shumë beteja dhe pastaj të shkoje atje. Dhe Ilia filloi në Kinostudio pasi kishte mbledhur eksperienc­ë me dokumentar­ë, kronika, etj”.

 ??  ?? Ilia Terpini, gjatë xhirimeve të filmit “Dimri i fundit”
Ilia Terpini, gjatë xhirimeve të filmit “Dimri i fundit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania