Panorama (Albania)

KUJTIM GJONAJ: SHPIRTI

-

Regjisori Kujtim Gjonaj e njihte prej 50 vjetësh Ilia Terpinin dhe ditën e lamtumirës e ka të vështirë të numërojë ato qindra episode e ngjarje që kanë ndarë bashkë. “Ilia bën pjesë në plejadën e kineastëve shqiptarë, një kineast, kameraman, drejtor filmi, që e gjurmonte të bukurën hap pas hapi. Në të gjithë filmat e tij, qofshin artistikë apo dokumentar­ë, gjen shpirtin e tij të derdhur në celuloid. Ishte një nga ata krijues që do të mbetet në mendjen e spektatori­t, kolegëve, si një artist shumë i talentuar, i dashuruar me artin kinematogr­afik, tepër i lumtur kur realizonte diçka të bukur. Ilia është simbol i kamerës shqiptare dhe mendoj se me të ne humbëm një mik të madh, një kameraman të madh. Kam gjysmë shekulli që njihem me të, kemi bërë shumë ekspedita për filmin dokumentar dhe kujtimet janë të shumta. Ishte një njeri i papërtuar, mjaft t’i bije telefonit dhe do ta kishe pranë vetes”, thotë Gjonaj, teksa shton se vepra që ai ka lënë pas “është një pasuri kombëtare, që do të ndihmojë gjithë brezat që do të vijnë me talentin që ai ka derdhur në celuloid”.

Luftar Pajës i ra fati i keq të ndodhej brenda dy ditëve në përcjellje­n e dy miqve, e dy kolegëve të mirë.

Pas lamtumirës së Fadil Hasës në Durrës, dje, iu desh të përcillte një tjetër bashkëpunë­tor, një nga ata njerëzit e rrallë, që, sipas tij, nuk i trembej syri dhe ishte i gatshëm të rrezikonte për hir të punës, për hir të së pamundurës. Ai ruan shumë kujtime, por një ndër ato që nuk do ta harrojë kurrë është kur xhiruan filmin “Guna përmbi tela” me regji të Muharrem Fejzos. Filmi për luftën e Vlorës ka skena masive, madje edhe të rrezikshme, dhe pikërisht në një syresh edhe aktori Luftar Paja ishte aksidentua­r. “Ilia Terpini, ose Llui siç i thoshim ne, ishte njeri me zemër të madhe, ishte artist që nuk e merrte parasysh rrezikun në profesioni­n e tij si operator. Unë kam pasur fatin të xhiroj me Ilian filmin “Guna përmbi tela” dhe materiale të tjera. Ai ishte njeri që nuk e bënte hesap kokën, vetëm të xhironte sa më mirë dhe në vende shumë të rrezikshme; mund të të vriste kali, mund të të vriste figuranti, se kishte rreth 800- 1000 veta në sheshxhiri­m. Madje, unë për herë të parë jam aksidentua­r në atë film, sepse armatimi ishte sheshit. Ilia ishte një nga organizato­rët e atyre xhirimeve shumë të vështira, ai ishte një film me përmasa të mëdha. Pa përmendur filma si “Ballë përballë” e shumë të tjerë”, kujton Paja, teksa e quan një humbje të madhe ikjen nga kjo jetë të mikut të tij. “Por një gjë duhet theksuar, që një njeri në moshën 80 vjeç, me një energji aq vitale, punoi deri në momentin e fundit, pa u përkulur asnjëherë. Fatkeqësit­ë që i ndodhën më vonë, shqetësime­t shëndetëso­re të gruas, do ta rëndonin, por Ilia do të mbetet i pavdekshëm, pasi ka lënë aq shumë vepra, filma, dokumentar­e, kronika, që e kthyen në një ikonë të kinemasë shqiptare”, thotë aktori.

Që filmi “Guna përmbi tela” ishte një film i “rrezikshëm”, këtë e ka treguar në kujtimet e tij edhe vetë regjisori Fejzo, por nëpër intervista edhe vetë Ilia Terpini. “Kur kam xhiruar filmin artistik “Guna përmbi tela”, ka qenë film shumë i vështirë, por edhe shumë i bukur, sepse i tëri është xhiruar natën. Filmin në fund do ta shikonte udhëheqja dhe pasi e panë, na thanë se duhej shkurtuar, sepse, sipas tyre, dukej si epope. Pas një analize të thelluar me ndihmën e shkrimtarë­ve si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, vendosën që nuk do ta shkurtonin. Nëse po, të gjithëve na priste burgu. Personalis­ht, unë kam qenë pak moskokëçar­ës, por, gjithsesi, ishte një pushtet i tillë dhe vendoste ai”, është shprehur në një nga intervista­t e tij Ilia Terpini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania