Panorama (Albania)

“Ç’më tha në takimin e fundit Xhevdet Mustafa ”

"Në Amerikë s'e besonte njeri se erdhi për të vrarë Enverin"

-

Lajmin për vrasjen e Xhevdetit e kam mësuar një mëngjes, teksa pija kafe në "Bar Tirana", në Nju Jork. Ai ishte një lokal i preferuar asokohe për ne shqiptarët. Tani nuk ekziston më, që nga koha kur pronarët tij, ishithtarë të mbretit Zog, s'jetojnë më. S'më kujtohet me kë isha, por mbaj mend që sa u futëm brenda, e gjetëm të ndezur debatin për Xhevdetin. Lajmin për vrasjen e tij e kishte dhënë e para një radio lokale"

njohën me kërkesat e tyre i lejuan të kthehen mbrapsht. Unë, ndryshe nga ata, zbrita dhe u bashkova me grupin tjetër që priste jashtë.

Që këtej u nisën për në Shqipëri?

U nisën me po të njëjtën anije. Mbaj mend që sa dolën nga porti, ia dhanë me thirrje patetike "Parti- Enver", sikur të ishin në një miting të zjarrtë. Zërat e tyre hutuan për një çast policët që i ndiqnin, të cilët s'po kuptonin çfarë po ndodhte me ta. Kuriozitet­i i tyre vazhdoi edhe pas sqarimeve që u bëri Vasili. Për ta, britma të tilla ishin diçka misterioze. Dhe kishin të drejtë. Si mund të depërtonin ata në psikologji­në e komunistëv­e, që vetëm pak çaste më parë kishin grisur teserat e Partisë? Nejse, vetëm pak çaste zgjati ky moment.

Në dëshmitë e tyre, vëllezërit Malo nuk tregojnë me çfarë jeni marrë juve në Greqi...

Në Greqi, në Athinë, u sistemuam menjëherë me shtëpi dhe që të nesërmen na gjetën punë. Në kujtimet e vëllezërve Malo, nuk e di pse s'përmendet njeriu që na dha dorën që në çastet e para. Ai ishte Petro Goro, një oficer madhor në ko- hën e diktaturës së Papallopou­llit me influencë të madhe te krerët e qeverisë. Petro ishte nga Himara, kishte shkuar në Greqi me prindërit qysh fëmijë. Ai na rregulloi të gjithëve sipas profesione­ve që kishim. Unë isha mekanik dhe më çuan të punoja frezator në një fabrikë. Aty punova derisa u larguam për në Amerikë dhe të them të drejtën, paguhesha mirë. Pak a shumë, kështu dhe të tjerët. I vetmi që nuk zuri punë me dorë sa ishim në Athinë ishte Taqo, ish- vjehrri im. Ai kishte ndarë mendjen të merrej me të tjera gjëra. Prandaj e kalonte kohën duke takuar njerëz e autoritete të ndryshme, gjithnjë në interes të idesë për të shkuar në SHBA. Por Taqo, sakaq, herë pas here, bënte vizita të ndryshme në Itali, ku kishte një mik dhe në Gjermani e Holandë.

Po në Amerikë, çfarë pune keni bërë?

Në Amerikë, fillimisht më sistemoi Xhevdet Mustafa. Ai ishte shqiptari i parë që na vizitoi në shtëpi që të nesërmen e mbërritjes aty. Më pyeti çfarë profesioni kisha dhe sapo e sqarova, më ofroi të punoja me të. "Do të vish me mua", më tha. "Kam një servis të mirë, do të merresh me riparimin e makinave". Më gëzoi, të them të drejtën, interesimi i tij. Fillova aty. Punova rreth tre muaj, bashkë me tre mekanikë të tjerë. Pagesa ishte e kënaqshme. Po kaq i kënaqur isha dhe nga sjellja e tij. Kur jeni takuar për herë të fundit me Xhevdet Mustafën? Për herë të fundit me të jam takuar në vitin 1979- n. E kam para sysh si tani atë takim. Shkova aty, pasi kisha dëgjuar se ato ditë kishin mbërritur te Xhevdeti dy të arratisur nga Tirana, Hysen Tabaku me të vëllanë. Mendova se ata mund të dinin diçka për fatin e familjarëv­e që kisha lënë këtej. Ndenja vetëm pak çaste dhe u largova. Për disa kohë pas kësaj, nuk u pashë me Xhevdetin. Diku dëgjova se e arrestuan për drogë, pastaj kur mori dhenë lajmi i çuditshëm se ishte vrarë në Shqipëri.

Në çfarë rrethanash u njohët me lajmin se Xhevdet Mustafa u vra në Shqipëri?

Lajmin për vrasjen e Xhevdetit e kam mësuar një mëngjes, teksa pija kafe në "Bar Tirana", në Nju Jork. Ai ishte një lokal i preferuar asokohe për ne shqiptarët. Tani nuk ekziston më, që nga koha kur pronarët tij, ish- ithtarë të mbretit Zog, s'jetojnë më. S'më kujtohet me kë isha, por mbaj mend që, sa u futëm brenda, e gjetëm të ndezur debatin për Xhevdetin. Lajmin për vrasjen e tij e kishte dhënë e para një radio lokale. Që këtej ishte hapur në të gjitha rrethet ku jetonin shqiptarët që njiheshin me Xhevdetin. Shumëkush ato çaste jepte hamendjen e vet për rrethanat e ngjarjes. Dikush thoshte se Xhevdeti kishte shkuar për t'iu fshehur drejtësisë amerikane. Një tjetër, që e njihte më nga afër, shprehej se ai ishte nisur ilegalisht në Shqipëri për të tërhequr familjen në SHBA. Të tjerë mendonin se gjithçka kishte qenë një grackë e Sigurimit të Enver Hoxhës. Me sa më kujtohet, të tilla dilema vazhduan për disa ditë me radhë. Çuditërish­t, aty askush nuk e afronte variantin e Tiranës, sipas të cilit Mustafa kishte ardhur këtu për të vrarë Enverin.

Vëllezërit Malo, që janë njohur me Xhevdetin në Amerikë, pohojnë se ai përgatitej të kthehej në Shqipëri për të marrë nënën...

Unë kam qëndruar bashkë me ta disa herë në biseda të tilla me Xhevdetin. Që në takimin e parë, ai interesohe­j për mënyrën si mund të depërtohej në Shqipëri në atë periudhë. Duhet të shkoj patjetër, na thoshte, për të marrë nënën dhe vëllain. Ai ishte arratisur në fillim të viteve ' 50 dhe nuk ia kishte idenë çfarë ndodhte këtej. Kam dollarë, thoshte, kam shokë të fuqishëm e besnikë, me ta mund të bëhet e pamundura. Kur ne e sqaronim se s'bëhej fjalë të kapërcehes­hin kufijtë e Shqipërisë, atij i dukej diçka e çuditshme, por aty për aty pajtohej me ne dhe shfrynte tërë inat.

Po familjarët e Xhevdetit në Amerikë, si e përjetuan lajmin për vrasjen e tij në Shqipëri?

Për herë të fundit me Xhevdetin, siç jua tregova, jam takuar në vitin 1979. Me familjarët e tij nuk kam pasur ndonjë lidhje. Ca më shumë pas vdekjes së Xhevdetit, as bëhej fjalë të kontaktoja me ta. Të tjerët më kanë folur për familjen e tij, për gjendjen e vështirë që e pllakosi pas asaj tragjedie. Pastaj raportet e Xhevdetit me familjen kanë qenë disi specifike. Natyra që kishte, nuk bëhej fjalë të shpjegohej para familjarëv­e për aventurat që ndërmerrte. Besoj se kështu kishte ndodhur edhe këtë radhë, kur ishte nisur për në Shqipëri…

Vijon nesër

 ??  ?? Xhevdet Mustafa me familjarët
Xhevdet Mustafa me familjarët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania