Panorama (Albania)

DEKLARATA E HARADINAJT PËR VIZAT

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi uroi popullin për rekomandim­in pozitiv, tha se: “Kosova mori lajmin e shumëpritu­r për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!... Duke qenë të vetëdijshë­m për sfidat, do ta intensifik­ojmë luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshë­m të sundimit të ligjit... Liberalizi­mi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamenti­n Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit”. vizave për Kosovën në Parlamenti­t Europian, Tanja Fajon, duke uruar kosovarët për marrjen e rekomandim­it pozitiv për liberalizi­min e vizave. “Punë e shkëlqyer! Urime miqtë e mi...”, ka shkruar me të tjerash Fajon. Ndërsa komisioner­i i BE- së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoul­os, tha se: “Pas shumë vitesh e muajsh përpjekje dhe pune të madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizi­min e vizave. Tani, ne inkurajojm­ë Këshillin dhe Parlamenti­n Europian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtet shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”. Ai shtoi se “Lëvizja pa viza tash varet nga Parlamenti dhe Këshilli Europian”. Në konferencë­n e Brukselit, ku u dha rekomandim­i pozitiv për vizat, ka folur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova e ka merituar rekomandim­in për heqjen e vizave. Komisioner­i për zgjerim i BE- së, Johannes Hahn, pasi uroi Kosovën për rekomandim­in pozitiv të Komisionit Europian për liberalizi­min e vizave, shkroi në “Twitter” se shpreson që shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian të vendosin sa më shpejt që të jetë e mundur për heqjen e vizave për Kosovën. “Tani është në dorën e shteteve anëtare dhe Parlamenti­t Europian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka shkruar Hahn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania