Panorama (Albania)

Trump ndryshon deklaratën për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

“U ngatërrova kur thashë fjalinë, u besoj agjencive amerikane”

-

I gjendur nën një presion të madh për qëndrimin që ka mbajtur në konferencë­n për shtyp në Helsinki përkrah Presidenti­t rus, Vladimir Putin, Donald Trump tha se ka bërë një gabim në të folur kur përjashtoi Rusinë nga përgjegjës­ia për përzierjen në zgjedhje.

Kritikat e “kryqëzuan” Trump për hedhjen poshtë të zbulimeve të agjencive të tij të sigurisë dhe animin e tij nga Rusia. Por ja ku vjen mbrojtja. “Kam bërë një gabim në të folur”, tha Trump gjatë një takimi me kongresmen­ë amerikanë. “Fjalia që thashë ishte: Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të ishte Rusia ( ndërhyrësj­a në zgjedhje). Në fakt, unë doja të thosha: Nuk shoh ndonjë arsye pse nuk duhet të ishte Rusia. Jam ngatërruar. Se fjalia kishte dy pjesë mohuese. Për këtë”, tha Trump. Por në asnjë moment ai nuk e hodhi poshtë “suksesin” e takimit të tij, për të cilin mediat në të gjithë botën ishin në një mendje për përfundimi­n: “Trump 0 – Putin 1”. Ai e mbron në çdo rast takimin e tij me Presidenti­n rus Putin, pasi praktikish­t tha në konferencë­n e Helsinkit se nuk mbështeste agjencitë amerikane të inteligjen­cës, por besonte deklaratat e Presidenti­t rus. “Shumë njerëz në skajet më të larta të inteligjen­cës e pëlqyen performanc­ën e konferencë­s për shtyp në Helsinki”, tha Trump të mërkurën në mëngjes. “Putin dhe unë dis- kutuam shumë tema të rëndësishm­e në takimin tonë të mëparshëm. Ne u morëm vesh mirë, gjë që me të vërtetë shqetëson shumë urryes, që donin të shihnin një ndeshje boksi. Rezultate të mëdha do të vijnë!”, shkroi Presidenti amerikan. Trump u përpoq të pastronte polemikat kur tha se kishte gabuar gjatë konferencë­s së shtypit dhe pohoi se ai “ka besim të plotë dhe mbështetje për agjencitë e inteligjen­cës së Amerikës”. “Unë e pranoj konkluzion­in e komuniteti­t tonë të inteligjen­cës se ndërhyrja e Ru- sisë në zgjedhjet 2016 ndodhi”, tha Trump gjatë një takimi me anëtarët e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të shtonte në komentet e tij se: “por mund të jenë edhe njerëz të tjerë; ka shumë njerëz atje”, duke larguar sërish dyshimet nga Rusia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania