Panorama (Albania)

Trump: Mali i Zi mund të shkaktojë Luftën e III Botërore

-

Me një deklaratë befasuese, Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump e cilësoi Malin e Zi si një shkaktar të mundshëm të Luftës së III Botërore, në një intervistë të marrë të hënën në “Fox News”, pas takimit të tij me Presidenti­n rus, Vladimir Putin, kur u pyet për qëndrimin e tij me aleatët e NATO- s dhe qëllimin e NATO- s, Trump u fokusua fillimisht në vendimin për t’i marrë më shumë para atyre, sipas tarifave që duhej të paguanin, por vuri edhe në dyshim qëllimin e zgjerimit të aleancës, me anëtarë që në fakt është parë se kanë qenë në interesat e Rusisë gjatë viteve të fundit. Kur u pyet nga moderatori “Pse duhet që djali im të shkojë në Malin e Zi për ta mbrojtur atë nga sulmet?”, Trump u përgjigj: “E kuptoj se çfarë po thua, unë kam bërë të njëjtën pyetje. E di, Mali i Zi është një vend i vogël me shumë njerëz të fortë”. Moderatori ndërhyri duke përmendur edhe Shqipërinë. Trump vazhdoi retorikën e tij. “Ka njerëz të fortë. Ata janë agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe urime, je në Luftën e III Botërore. Por kështu është ndërtuar. Mos harro, unë erdha vetëm një vit e gjysmë më parë në fuqi”, tha Presidenti amerikan, duke sinjalizua­r se mund të kërkojë ndryshime të tjera nga NATO. NATO u krijua në vitin 1949 për të mbrojtur SHBA, Kanadanë dhe një sërë vendesh të Europës nga inkursioni sovjetik. Organizata iu bën thirrje vendeve anëtare që të bashkohen dhe të mbrojnë çdo aleat që mund të sulmohet. Ironikisht, e vetmja herë kur është aktivizuar doktrina e mbrojtjes së përbashkët të NATO- s, ishte pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania