Panorama (Albania)

Sirena merkatoje për portierin shqiptar Etrit Berisha

-

Etrit Berisha nuk është më i padiskutue­shëm. Paraqitjet e mira të portierit shqiptar nuk i kanë mjaftuar që të bindë Atalantën për ta mbajtur atë të palëvizur nga kuadrati. Nga sa bëhet me dije, në ditët e fundit, sirena merkatoje nga kampionati francez kanë nisur të bien në adresë të portierit shqiptar. Ndërkohë që kanë nisur përgatitje­t për sezonin ri, tek Atalanta ka startuar puna për përforcimi­n e skuadrës me emra të rinj.

OFERTA Nga sa bëhet me dije, Lilë në Francë ka shprehur interesim për shërbimet e gardianit kuqezi. Skuadra, e cila shpëtoi për një pikë nga zona “Play Off” e rënies në ligën e dytë, po kërkon që të përforcohe­t dhe Berisha është në krye të listës së dëshirave. Mirëpo, nëse bisedimet kanë avancuar, oferta nuk ka qenë bindëse për asnjë prej palëve. Sipas mediave pranë skuadrës së Atalantës, propozimi i skuadrës franceze nuk ka qenë aspak bindës as për drejtuesit e Atalantës, të cilët kanë shpenzuar pesë milionë euro për shqiptarin, por as për vetë shqiptarin. Në këto kishte, bëhet me dije se drejtuesit e klubit nuk do të shtyjnë dot portierin të largohet dhe ai do të vijojë kontratën me bergamaskë­t. Megjithatë, terreni në skuadër do të jetë më i vështirë këtë edicion, pasi duket që për Atalantën, Golini është duke fituar terren. Mediat pranë skuadrës së Atalantës bëjnë me dije se kjo mund të shërbejë si një sinjal për ekipet në Itali dhe se e ardhmja e Etrit Berishës mund të ndryshojë në vijim. Me sa duket, gardiani kuqezi do të kërkojë një tjetër ambient për të shmangur një sezon në stol, aq më tepër kur diçka e tillë diktohet më së shumti prej politikave të klubit sesa të vetë paraqitjev­e të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania